Mesfushori Luka Modriç ka thënë se bashkëlojtari Gareth Bale është i lumtur në “Santiago Bernabeu”.

Bale gjatë sezonit veror ishte afër transferimit në Kinë, por transferimi dështoi në momentin e fundit, ndërsa ky transferim mund të ndodhë përsëri gjatë sezonit të dimëror.

Futbollisti kroat nuk beson që uellsiani do të largohet, pasi është i lumtur që luan në klubin më të mirë në botë.

“Gareth dhe unë jemi shumë të ngjashëm. Jemi të turpshëm ndonjëherë dhe nuk flasim shumë. Gareth flet dhe kupton gjuhën spanjolle dhe ndonjëherë bëhet ndonjë atmosferë në të cilën ia kalon shumë mirë se bashku me bashkëlojtarët, është i kënaqur që luan në klubin më të mirë në botë. Sigurisht që të gjithë kënaqen në mënyrën e tyre dhe duhet të respektosh këtë gjë. Kaloj shumë mirë me të”, deklaroi ai.

“Los Blancos” sot presin në “Santiago Bernabeu” Leganes, por kroati dhe uellsiani me shumë mundësi nuk do të luajnë.

Top Channel