Në vitin 1999, Metallica bashkëpunuan me orkestrën simfonike të San Franciscos, për dy koncerte historike që më pas do të shndërroheshin në një album të certifikuar 5 herë platin.

Ndonëse bashkepunimi surprizoi shumëkënd  kur u lajmërua për herë të parë, rezultati i ndërthurjes së tingujve të fortë heavy metal dhe simfonisë, rezultoi një kryevepër e vlerësuar në masë nga publiku dhe kritika.

Metallica e përsëritën koncertin edhe dy herë të tjera atë vit, një herë me orkestrën e Neë York-ut dhe një herë me atë të Berlinit, për të mos u kthyer më deri në vitin 2019, kur për të shënuar 20-vjetorin e koncerteve origjinale, dy produktet muzikore më të famshme të San Franciscos, iu rikthyen bashkëpunimit.

Rezultati: 2 koncerte sold out, në një atmosferë unike, me publik të ardhur nga të katër anët e globit. E për të gjithe ata që nuk munden të sigurojnë një biletë, koncertet u filmuan dhe u shndërruan në një film, që vjen në 30 tetor, për një herë të vetme, në mbi 3000 kinema në të gjithë botën.

Jetona Koçibelli

Top Channel