Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA ka votuar me shumicë dërrmuese në favor të njohjes së vrasjes masive të armenëve nga turqit osmanë gjatë Luftës së Parë Botërore si një genocid.

Çështja është shumë e ndjeshme dhe vjen në një kohë të marrëdhënieve të vështira bilaterale me Turqinë.

Joe Biden tha se votimi nderonte kujtesën e viktimave, por ministri i jashtëm i Turqisë tha që votimi ishte në shenjë hakmarrje për ofensivën e tij ushtarake në veri të Sirisë.

Dhoma gjithashtu votoi me shumicë dërrmuese për t’i bërë thirrje Presidentit Donald Trump të vendos sanksione ndaj Turqisë dhe disa zyrtarëve të saj për ofensivën.

Ekziston një marrëveshje e përgjithshme që qindra mijëra armenë vdiqën kur turqit osmanë i dëbuan nga Anatolia Lindore në shkretëtirën Siriane dhe gjetkë në 1915-16. Ata u vranë ose vdiqën nga uria apo sëmundja.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve armenë është i diskutueshëm. Armenët thonë se 1.5 milion vdiqën. Republika e Turqisë vlerëson se totali është 300,000. Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Dijetarëve për Gjenocid (IAGS), numri i të vdekurve ishte “më shumë se një milion”.

Zyrtarët turq pranojnë se mizoritë ishin kryer, por argumentojnë se nuk kishte asnjë përpjekje sistematike për të shkatërruar popullin e krishterë armen. Turqia thotë se shumë turq të pafajshëm muslimanë gjithashtu vdiqën në trazirat e luftës.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel