Kryeministri shqiptar Edi Rama do të zhvillojë nesër më 31 tetor një vizitë zyrtare pune në Romë. Ai do të takohet me homologun e tij italian Giuseppe Conte i cili vetëm pak javë më parë ishte për vizitë në Shqipëri.

Në Tiranë Conte u shpreh pro hapjes së bisedimeve për Shqipërinë, por fatkeqësisht disa ditë më pas kjo nuk ndodhi. Kryeministri Conte e cilësoi një gabim historik këtë vendim.

“Duhet të gjejmë mënyrat, – tha Conte – të korigjojmë këtë gabim histrtoik me këto dy vende, popujt e të cilëve nuk duhen dekurajuar.”

Takimi i nesërm Conte-Rama do të fokusohet dhe në marrëdhëniet mes dy vendeve e në veçanti mbi mundësinë e shtimit të investimeve italiane në Shqipëri.

Vizita e fundit zyrtare e kryeministrit Rama në Romë u zhvillua në tetor të 2017 në kohën e qeverisjes së kryeministrit Paolo Gentiloni.

Top Channel