Aty ku mbahen luftëtarët e huaj, brenda burgut të ISIS

30/10/2019 00:51

Pas dyerve të hekurta, qëlitë janë po aq të mbushura sa ç’janë bosh sytë e tyre. Të burgosur të lodhur e të uritur, në kostume ngjyrë portokalli, mbushin çdo pëllëmbë hapsirë.

Një ekip i AFP ka siguruar akses në një nga qendrat e burgimit në Sirinë verilindore, ku forcat kurde mbajnë të dyshuarit si pjesëtarë të grupit shteti islamik.

Ndërsa një ofensivë turke ka nisur kundër forcave kurde, më herët këtë muaj, duke shkaktuar kaos në zonë, se sa të forta do të jenë këto dyer është thjeshtë çështje kohe. Njerëzit e mbledhur në burgje si ky, jo shumë të fortifikuar, vijnë nga dhjetëra vende që nuk i duan ata të lirë, por nuk i duan as ti marrin mbrapsht.

Me 5 mijë të burgosur, sirianë, irakianë por edhe britanikë, francezë e gjermanë, burgu është i mbushur me atë ç’ka ka mbetur nga ushtria xhihadiste ndërkombëtare që Shteti Islamik krijoi pesë vite më parë.

“Unë jam nga Belgjika. Kam lindur atje. Erdha në 2013, krejt i vetëm, në provincën Idlib. Unë u bashkova me ISIS. Nga ISIS erdha në Alepo dhe shkova në Deir Ezzor, atje u plagosa. Organet e mia janë jashtë stomakut tim”- tha një i burgosur.

“Dua vetëm të dal nga burgu. Të kthehem pranë familjes sime”- tha një tjetër i burgosur.

Disa prej tyre janë adoleshentë dhe asnjë prej tyre nuk ka parë diell me sy prej muajsh. Ata, me gjasë nuk e dijnë se çfarë po ndodh jashtë, dhe ditët e tyre maten vetëm me pesë lutjet e përditshme myslimane.

Top Channel