“Ka kryer fakultetin ekonomik si student i shkëlqyeshëm por prodhon beton”, kështu shkruan ish-ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Lutfi Zharku ndërkohë që uron djalin e tij, i cili feston 24-vjetorin.

Bashkëngjitur urimit ai ka zgjedhur një fotografi interesante, teksa shkruan se i biri punon në ndërtim, pavarësisht se ka studiuar Ekonomi.

“Po e ndërton personalitetin e një te riu punëtor dhe te ndershëm qe te jetoje prej punës se vet”, shkruan Zharku.

Postim i plotë:

Ariani im sot i mbush 24 vjet. Ka kryer fakultetin ekonomik si student i shkëlqyeshëm por prodhon beton. Po e përjeton si çdo i ri se sa vështire fitohet rroga. Po e ndërton personalitetin e një te riu punëtor dhe te ndershëm qe te jetoje prej punës se vet. Edhe sot nuk ka pushim. Çdo dite e me shume po behet burrë. Uroj te jetoje 100 vjet me shëndet, i lumtur dhe me nder!/Gazeta Liberale

FOTO GALERI
1/5

Top Channel