Kurti: Duam më shumë art në kulturë dhe më shumë art që bëhet kulturë

30/10/2019 00:00

Kryetari i Lëvizjes Vendvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti ka theksuar se në takimin që ka pasur me njerëz të kulturës e sportistë, është ndjerë më kreativ, e me më shumë kondicion.

Postimi i plotë i Kurtit në Facebook:

Sonte takova artistë, njerëz të kulturës e sportistë. Ishte mbrëmje shumë e këndshme. Në mesin e tyre ndjehesh më kreativ e me më shumë kondicion. Të dyja këto të domosdoshme për Qeverisjen tonë të mirë. Ju falemnderit të gjithëve që jeni pranë nesh.

Ne duam më shumë art në kulturë dhe më shumë art që bëhet kulturë. Duam edhe më shumë sport, sepse duam më shumë argëtim e shoqërim dhe më pak sëmundje e pasivitet.

Me ide të mira e programe gjithëpërfshirëse, përcaktime të qarta dhe vullnet të paepur, bashkë do ta ndërtojmë shtetin për të gjithë e do ta përparojmë shoqërinë e të gjithëve./Kosova Press

Top Channel