Bieta Sulo ia merr këngës në studio: Mua do të më marrë historia, por…

30/10/2019 19:14

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte aktori i njohur shqiptar Karafil Shena, i cili përpos bisedës për projektet e fundit kinematografike, tregoi se këngën e ka një pasion të vjetër, që e shoqëron sa herë që është vetëm.

Gjatë bisedës në studio, Bieta nuk ngurroi t’i kërkonte një improvizim të shkurtër live e Karafili propozoi të këndonin së bashku një këngë që e njihnin mirë.

Ishte vetë autorja dhe moderatorja e “Ftesë në 5” ajo që ia nisi e para, duke kënduar refrenin e këngës shumë të dashur për publikun “Në një arë, në një lëndinë”.

“Mua do të më marrë historia”, tha Bieta me humor përpara se të niste të këndonte, por në fakt “dueti” shkoi shumë mirë dhe mesa duket këndimi qeka një tjetër talent i fshehur i moderatores.

Top Channel