“E dija që do fitoja Dance with Me dhe që do kishte sukses Hell’s Kitchen”, Renato Mekolli tregon se ka dikë që i parashikon fatin

31/10/2019 03:31

Renato Mekolli ishte i ftuari i radhës së emisionit “Soirée” me Jonida Shehun këtë të mërkurë. Gjatë pjesës së pyetësorit të djallit, ai ëhstë pyetur nëse ka nevojë ai që të shohi fall.

“Djalli mbase nuk ka nevojë që të shikojë fall, por unë kam një person këtu e shumë vite që për çdo sukses timin, i cili është moshë e madhe, s’ka lidhje me Shqipërinë, ka lidhje me Greqinë që më këshillon për gjithçka.

Se kur do fillonte emisioni i parë i Hell’s Kitchen, nëse do kishte sukses apo jo, nëse do fitoja çmimin e parë në Dance with Me.

Unë besoj në një energji që na rrethon të gjithëve, besoj tek ajo energji që ndiqte edhe Egjipti i lashtë”, ka shpjeguar Renato Mekolli.

Top Channel