Sytari thekson se prindërit e këtyre fëmijëve janë gënjyer nga propaganda false dhe u iu bashkuan luftës në Siri, por tashmë pasojat po i vuajnë fëmijët që morën me vete.
Në këto katër vite, Tirana është kthyer në qendrën e aktiviteteve artistike dhe sportive. Amfiteatri i Tiranës pret më 19 tetor, ditën e shtunë, ora 19:30, Cirkun e Budapestit, i njohur dhe si Cirku më i madh në Evropën Qendrore.
Pa u mbushur 24 orë nga konferenca e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Gent Cakaj, ministër i Jashtëm në detyrë, njofton se do të dalë sërish përpara mediave.
Zv/kryeministri Erjon Braçe ka reaguar pas dështimit të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian dhe një pjesë të mesazhit të tij ia drejton presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Braçe thekson se kush pretendon se i njeh shqiptarët prej azilantëve, atëherë nuk i njeh hiç.
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte pritet që t’i propozojë Bashkimit Evropian të marrë sërish në shqyrtim hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në muajin nëntor. Italia e vendosi në krye të agjendës çështjen e zgjerimit edhe në samitin e një dite më parë, por pa arritur sukses.
Kontrollet e vazhdueshme në terren kanë zbuluar raste të ndryshme të vjedhjes së energjisë elektrike në Tiranë. Në pesë ditët e fundit janë kryer mbi 300 kontrolle të posaçme nga strukturat pranë Drejtorisë Rajonale OSHEE Tiranë për “verifikimin dhe matjen” e energjisë elektrike, në zbatim të ligjit dhe procedurave përkatëse.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash që do të shtohen në pjesën e dytë të ditës ku në zonat juglindore mund të sjellë shira lokalë.
Ka ditë kur mëngjesi nis me aq vrull sa një filxhan kafe nuk mjafton dhe menjëherë rrufit të dytin. Kafeja është një nga pijet më popullore në botë, duke patur në konsideratë faktin se çdo vit njerëzit pijnë plot 450 miliardë filxhanë kafe.
Mirëqenia e organizmit gjatë ditës lidhet me mënyrën e të ushqyerit në mëngjes. Jo më kot, ekspertët nuk reshtin së vlerësuari mëngjesin si vaktin më të rëndësishëm të ditës. Në mëngjes, trupi merr të gjithë ushqyesit e nevojshëm falë të cilëve mund të përballojë sfidat e ditës. Megjithatë, në mëngjes njeriu duhet të tregohet i kujdesshëm në përzgjedhjen e ushqyesve të duhur.
Një ditë e pestë protestash dhe një grevë e përgjithshme kanë paralizuar Barcelonën në mesin e zemërimit në vazhdim për liderët separatistë katalanë, të burgosur.
Kolesteroli i keq rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare ku përfshihen semundjet e zemrës dhe ataku në zemër. Kolesteroli ndahet në tre kategori: lipoproteinë e një dendësie të ulët, tepër të ulët dhe tepër të lartë. Lipoproteina e një dendësie të lartë është shumë e mirë për shëndetin.
Aktorja amerikane Felicity Huffman e nisi vuajtjen e dënimit prej 14 ditësh heqje lirie për rrushfetin e dhënë për pranimin e së bijës në kolegj.
Uashingtoni zyrtar është fiksuar pas dy krizave të fundit politike: procesit për shkarkimin e mundshëm të presidentit dhe situatës në Siri. Presidenti Donald Trump po përpiqet të bllokojë përpjekjet e demokratëve për të çuar përpara procesin për shkarkim, ndërkohë që është vënë në mbrojtje ndaj kritikave të shumta, madje edhe nga republikanë për vendimin e tij që të tërheqë trupat nga Siria. Presidenti Trump di si t’u rezistojë furtunave politike, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone:
Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, e akuzoi Turqinë për “bashkim me terroristët” në verilindje të Sirisë dhe për “kryerje të krimeve të luftës”.
NASA bëri histori të premten në mëngjes kur astronautet Christina Koch dhe Jessica Meir dolën jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor për të zëvendësuar një karikues baterie të dëmtuar.
Shumë njerëz nga Shqipëria e Kosova që kërkojnë një vizë pune realisht duhet të stërvisin durimin për shkak të pritjes së gjatë në ambasadat gjermane.
Ka goditur me thikë mikun e tij muzikant, e pas kësaj është larguar me shpejtësi për të mos rënë në gjurmët e policisë.
Eintracht Frankfurt i jep një leksion futbolli Bayer Leverkusenit në sfidën që hapi javën e 8-të të Bundesligës.
Akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar për herë të parë për jo-në që Shqipëria mori për hapjen e negociatave.
Tjetër fitore me goleadë e Paris Saint Germain që triumfoi 1-4 në transfertën ndaj Nice duke blinduar vendin e parë në Ligue 1.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se janë të zhgënjyera nga mos hapja e negociatave për Tiranën dhe Shkupin. “Mbështesim përkushtimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ndaj integrimit transatlantik dhe aspiratat e tyre për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas vendimit të Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një reagim të publikuar sot, DASH thekson se: “Ne jemi të zhgënjyer që Këshilli Evropian nuk njohu përpjekjet për reformat e forta të secilit vend me anë të një vendimi për të hapur tani negociatat për anëtarësim”.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po realizon një vizitë në Londër, ku në mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët që jetojnë në Britani.
Matteo Politano është një ish i Sassuolos, ekip që zikaltërit do të luajnë të djelën në “Mapei Stadium”. Italiani pritet ta nisë këtë sfidë që nga minuta e parë. Ai gjithashtu ka thënë dhe arsyet e aktivizimit të pakët të tij.
Tërmetet që u regjistruan këtë verë në shtetin amerikan që njihet për tërmete, Kaliforninë, bënë më tepër se thjesht të shkundnin tokën, sipas shkencëtarëve.
Anëtari i Kryesisë të PD Oerd Bylykbashi me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se nuk e ka fajin Macron pse Shqipërisë nuk iu hapën negociatat por fakti se në krye qëndron kryeministri Edi Rama.
Një lider në karrierën e tij futbollistike, vazhdon ende të mbetet i tillë. E kemi fjalën për Frank Lampard, trajnerin aktual të ekipit të Chelsea-t.
Tri familje myslimane nuk u lejuan të futen te një traget turistik në Nju Jork, pasi ishin parë si “rrezik” për të tjerët, sipas padisë që familjet kanë ngritur te Komisioni i të Drejtave të Njeriut në qytetin e Nju Jorkut.
Refuzimi i hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka tërhequr sot vëmendjen e medias kryesore ndërkombëtare.
Pesë ditë nga zhdukja e 23-vjeçarit nga Lipjani, nuk ka asnjë lajm. Familja në pritje të Shqipdonit goditet nga vdekja e babait të tij.
Pas shtyrjes së fillimit të negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, David McAllister deklaroi se kjo është një ditë e keqe për Evropën, që është ndërtuar mbi tejkalimin e ndarjeve të brendshme dhe të jashtme.
Debati për hapjen ose jo të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut, siç pohuan vetë liderët, ishte i gjatë dhe shpesh herë edhe i ndezur, por në përfundim, rezultati ishte dëshpërues.
30-vjeçarja Fiona viti nga Kolegji i Peshkopëve Dioqezianë në Kejp Taun është shkarkuar pas ankesës së prindërve të një studenti 18-vjeçar, me të cilin ajo kishte krijuar një lidhje seksual e madje kishte nisur të tregohej shumë kontrolluese.
51-vjeçarja, me probleme të shëndetit mendor, prej tre muajsh endet rrugëve të qytetit të Vlorës, e braktisur nga familjarët dhe shteti. Pa bukë, përkujdesje, ilaçe dhe strehë.
Tottenham nuk ka bërë një nisje të mirë të sezonit. “Spurs” kanë grumbulluar 11 pikë në tetë ndeshje dhe aktualisht ndodhen në vendin e nëntë të “Premier League”. Ky fillim aspak i mirë sezoni, ka vënë në qendër të kritikave trajnerin Mauricio Pochettino dhe nuk janë të paktat zërat për një largim të tij.
Shumë njerëz dëshirojnë të bien nga pesha. Aktiviteti fizik, por edhe ushqyerja me ushqime që përmbajnë vitamina dhe fibra, mundësojnë që ju të bini nga pesha.
Një ngjarje e pazakontë dhe e pabesueshme ka ndodhur në Buenos Aires të Argjentinës.
Stefano Sensi i ka habitur të gjithë me paraqitjet e tij me fanellën e Interit këtë fillim sezoni. Deri më tani italiani ka shënuar 3 gola dhe ka realizuar dy assist.
Një reagim i ashpër vjen nga ish-deputeti i Parlamentit Europian Eduard Kukan, pasi sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën një ‘JO’ nga Këshilli Europian për mos hapjen e negociatave me BE.
Një foto e cila është bërë virale nëpër rrjete sociale ku shihet Paul Pogba së bashku me teknikun francez Zindine Zidan, ka shkaktuar jo pak polemika.
Klasa e rusishtes në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës siç e shikoni, ka ngelur bosh për këtë vit të ri akademik. Asnjë kandidat për student nuk ka aplikuar për këtë degë.
Më datë 16 tetor biznesit 24 orësh, bar-kafe në zonën e oxhakut në rrugën Xhanfize Keko i është refuzuar leja mjedisore.
Real Madrid është vënë në kërkim të një mesfushori për të zëvëndësuar kroatin Luka Modriç. Los Blancos i kanë hedhur sytë nga kampionati italian dhe janë vënë në ndjekje të lojtarit të Napolit, Fabian Ruiz.
Miroslav Klose luajti në Serie A për pesë sezone, respektivisht në sezonet 2011 deri në 2016. Ai përfaqësoi ngjyrat e ekipit të Lazios, duke shënuar për ekipin kryeqytetas 54 gola për pesë sezone.
Kreu KLP Gent Ibrahimi raportoi në Komisionin Parlamentar të Ligjeve për punën 6 mujore të institucionit që ai drejton.
Marrëdhënia e ngushtë e Kylie Jenner dhe Travis Scott mund të bëhet sërish romantike, sipas një raportimi të ri.
Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, ka dalë në një konferencë për shtyp në vigjilje të ndeshjes së të shtunës kundër ekipit të Vllaznisë.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme në çdo kohë.
Besnik Muçi është betuar sot përpara presidentit Ilir meta si anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese.
Shumë prodhime nga vendet e Bashkimit Evropian do të bëhen më të shtrenjta për blerësit në Shtetet e Bashkuara.
“Jo”-ja e Brukselit ka dëshpëruar dhe zhgënjyer jo pak qeverinë në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Zoran Zaev, menjëherë pas publikimit të vendimit, kërkoi konsultime në qeveri dhe mblodhi kabinetin për të diskutuar se cfarë hapash do të ndërmarrin pas dështimit për marrjen e datës për negociatat.
Realizimin e një reforme zgjedhore tërësore, jo vetëm ndryshimin e Kodit Zgjedhor, kryeopozitari Lulzim Basha e konsideroi urgjencë kombëtare në një kohë kur Qeveria dështoi me hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë të gjatë për shtyp për të folur pas JO-së që BE i tha Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave.
Një defekt elektrik ka ndodhur në stadiumin “Loro Borici”, në Shkodër, në prag të ndeshjes me Partizanin.
Pas vendimit për mos dhënin e datës për hapjen e negociatave me BE-në, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që vetëm nëpërmjet komunikatës të reagojë ndaj vendimit të Këshillit të Evropës.
Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, deklaroi se sapo ka mbërritur nga Berlini ku ka marrë informacione të sigurta mbi dyshimet që ekzistojnë mbi Komisionin Evropian.
Shumica e vendeve anëtare të BE donin hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut, por kjo nuk ndodhi. Këto ishin fjalët me të cilat presidenti i këshillit evropian Donald Tusk, hapi konferencën për shtyp në fund të samitit dy ditor të liderëve evropianë në Bruksel.
Kryeopozitari Lulzim Basha, në konferencën për mediat pas dështimit të hapjes së negociatave, deklaroi se ka qenë Partia Demokratike që arriti, nëpërmjet kolegëve në grupin CDU/CSU, të merrte një “po” të kushtëzuar për Shqipërinë.
I pyetur nëse do kërkojë një votëbesim për zgjedhje të parakohshme, gjë që do kënaqte edhe opozitën, kryeministri Edi Rama tha se tani nuk ka më kohë për të humbur me ata që nuk kanë punë.
Në konferencën për shtyp Kryeministri Rama pranoi se nuk është më prioritet vota e emigrantëve në zgjedhje dhe se deri në fund të vitit do të punohet fort për të realizuar kërkesat e OSBE/ODIHER në kodin Zgjedhor.
Danjela Toçi, 15 vjeçarja nga Kukësi që u bë e njohur pas pjesëmarrjes dinjitoze në “The Voice Kids” ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për eksperiencën në projektin “A e dini se”, projekt dedikuar fëmijëve me sindromën Down.
Katalonia në zemër, gjithmonë! Pep Guardiola nuk arrin të mos mendojë: është vendosur gjithmonë përkrah kauzës katalone dhe e ribëri këtë edhe sot, duke folur për manifestimin e organizuar në Spanjë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se në ditët në vijim do të takohet me Albin Kurtin, me të cilin pajtohet që ka nevojë për një shtysë të re në raport me marrëdhëniet e të dy vendeve, ku edhe propozoi ministri të veçanta nga të dyja shtetet.
Edi Rama dhe Albin Kurti do të takohen së shpejti. Kjo u konfirmua në konferencën që kryeministri Rama po zhvillon me gazetarët, i cili shtoi se ka edhe disa propozime të reja për fituesin e zgjedhjeve në Kosovë.
Ministri i Mbrojtjes turk, Hulusi Akar priti Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA Robert Charles O’Brien dhe delegacionin e tij shoqërues në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare. Pas takimit, Ministri Akar iu përgjigj pyetjeve të një gazetari në lidhje me bisedimet me situatën e fundit në Siri dhe çështjet e mbrojtjes dhe të sigurisë.
Ta paktën 62 persona kanë mbetur të vrarë nga një shpërthim i ndodhur në xhami, në Afganistan, gjatë lutjes së të premtes, përcjell CNN.
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishin të ftuar Alma dhe Nushi, çifti nga Fushë-Arrëza, të cilët ndanë historinë e tyre të jetës mes kufizimeve fizike dhe kushteve të vështira ekonomike.
“Mund t’ja kërkoj Parlamentit francez, por Parlamentit shqiptar nuk e di se për çfarë t’ja kërkoj”. Kjo ishte përgjigjja e vetme që kryeministri Edi Rama dha kur u pyet drejtpërdrejtë nëse e sheh si mundësi që t’i kërkojë Parlamentit një mocion besimi ndaj Qeverisë.
Kryeministri Edi Rama në konferencën e tij për shtyp ka folur për JO-në që Evropa dha për negociatat si për Shqipërinë ashtu edhe për Mqedoninë e Veriut.
Presidenti i Turqisë, Reccep Taip Erdogan, ka paralajmëruar se do t’i kthejë përgjigje, presidentit të SHBA’së, Donald Trump, lidhur me letrën e datës 9 tetor, në të cilën kreu i Shtëpisë së Bardhë i kishte bërë thirrje Erdoganit të mos bëhej budalla dhe njeri i vështirë.
Që nga ndarja me të dashurin prej tre vitesh, Levi Meaden, Ariel Winter ka marrë një nur ndryshe, e duket më seksi se kurrë më parë.
Kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë për shtyp të dhënë ditën e sotme në lidhje me negociatat.
Në emisionin Top Talk në Top Channel, Rudina Hajdari theksoi se sa i përket sistemit zgjedhor, “çdo lloj reforme do të kalojë në Parlament dhe do të shikohet nga Komisioni për Reformën Zgjedhore”.
“Nuk ka humbës dhe fitues, jemi të gjithë humbës”. Rudina Hajdari, kryetare e Grupit Parlamentar Demokrat, e vendos përgjegjësinë për dështimin në hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian jo vetem te Qeveria, por edhe te opozita jashtëparlamentare.
“Jam i bindur se tani është koha për të treguar unitet rreth orientimit tonë strategjik, pavarësisht dallimeve legjitime politike për shumë çështje,” ka deklaruar kreu i Shtetit Stevo Pendarovski në fjalimin e drejtuar qytetarëve të vendit. Gjëja më e rëndësishme është që ne të riafirmojmë qëndrimet tona për integrimin evropian që nuk kanë alternativë të qëndrueshme, u shpreh Pendravoski, duke njoftuar edhe takimin me drejtuesit e partive kryesore politike të dielën.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut , Stevo Pendarovski në fjalimin e tij drejtuar popullit tha se fatkeqësisht pritshmërit tona nuk janë në përputhje me vendimin e Këshillit Evropian në lidhje me marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim të vendit në BE.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e Tim Deli Kajtazi, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Gjilani ka shënuar fitore të madhe në krye-ndeshjen e sotme ndaj Feronikelit në Drenas.
Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të javës së 10-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Policia e Kosovës ka arrestuar një 44 vjeçar me inicialet Xh.Sh, pasi ka shtënë me armë në qendër të Junikut, madje edhe në prezencë të policëve.
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca pas ‘Jo’-së që Europa dha për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka thënë se dy shtetet nuk duhet të heqin dorë nga përpjekjet e tyre.
Federata e futbollit të Kosovës ka njoftuar sot publikun rreth biletave për ndeshjen Kosovë – Çeki.
Juventusi nuk ka aspak ndërmend të privohet nga shërbimet e Merih Demiral.“Zonja e Vjetër” ka refuzuar një ofertë prej 30 milionë eurosh nga Manchester United për kartonin e 21-vjeçarit.
Presidenti Ilir Meta ishte në Kukës ku vlerësoi Radio Kukësin me rastin e 60-vjetorit të krijimit, me Titullin “Kalorës i Urdhrit tëFlamurit”. Por pavarësisht kësaj ai, nuk mund t’i shmangej interesit të gazetarëve për çështjen e negociatave me BE-në .
Ndonëse media italiane ‘Ansa’ njoftoi sot se kryeministri Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen pas vendimit të Bashkimit Evropian për të mos hapur negociatat, në Shkup e mohojnë një zhvillim të tillë.
Bllokimi i negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një veprim i gabuar, deklaroi sot presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Nga Brukseli, del tym i zi per negociatat. Në një konference për shtyp, kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se do të ketë zhgënjim si për kryeministrin maqedonas ashtu dhe për atë shqiptar.
Përndjekje, burgime, tortura dhe ekzekutime…Këto ishin disa nga format e përzgjedhura nga drejtuesit e shtetit komunist në Shqipëri, ndaj atyre që ngritën zërin ndaj regjimit, duke sjellë eliminimin e mijëra intelektualëve dhe qytetarëve.
Martin McDonagh flet shqip. E njohim si fituesin e “Academy Award”, “Golden Globe” dhe “Bafta”. Bëhet akoma më shumë interesante kur “Xhelatat”, historia që ai vendosi në Angli, sillet edhe për Shqipërinë, sepse ndërthuret me tre histori të Shqipërisë komuniste.
Nga kanalet zyrtare të shitjes e drejt në tregun e zi. Biletat e përfaqësueses Kosova në ndeshjet e shtëpisë kanë patur gjithmonë probleme me shpërndarjen e drejtë, diçka e cila u vu re edhe në eliminatoren e fundit kur Dardanët fituan me Malin e Zi.
Buka që është një produktet kryesore të shportës, të cilën shqiptarët e konsumojnë më shumë edhe pothuajse jashtë kontrollit.
Seanca gjyqësore për Armando Koçerrin i dyshuar për lidhjet e tij me grupin e Habilajve, u shty për në datën 30 tetor.
Administrata Tatimore dyshon se një numër shumë i madh kompanish në fushën e ndërtimit janë krijuar enkas për të vënë në jetë skema evazioni masiv që vjedhin taksat e qytetarëve.
Eksportet shqiptare vazhdojnë rënien. Sipas Instat në shtator eksportet ranë me 5,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kurse si nëntë mujor rënia është 2,8%.
Deputet i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në prezantimin e projektit të Qeverisë Gjermane shprehet se BE po vendos në dyshim kredibiletetin e institucioneve të veta.
Mbi vendimin e mosdhënies së PO-së për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në ka reaguar ish-deputetja Jorida Tabaku.
Në një deklaratë për shtyp, fill pas fjalimit të Angela Merkelit ishte radha e presidentit francez Emmanuel Macron për të folur mbi mosdhënien e një PO-je sa i takon çeljes së negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.
Rikard Jozwiak korrespondent i radios Europa e Lirë në Bruksel në një intervistë për Top-Channel fillimisht i përgjigjet pyetjes nëse kundërshtia e Francës në çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është e justifikuar.
Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn përmes një postimi në “Twitter” më herët bëri të ditur se KE nuk arriti një vendim në favor të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut, për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.