Rast i rrallë/ E moshuara tajlandeze shërohet nga koronavirusi

07/02/2020 21:37

Një grua e moshuar nga Tajlanda, është një nga të paktët persona që ka arritur t’ia hedh paq kronavirusit, duke u “liruar” nga e qenurit një person i infektuar.

Jaimui Si-Ung, 73 vjeçe, ka qenë shtetasja e parë tajlandeze e infektuar me koronaviurs, ku numri në total i të prekurve më pas në këtë shtet ka arritur në 24 persona. E moshuara ishte infektuar me koronavirus gjatë udhëtimit në qytetin kinez Wuhan (e cila besohet se është dhe origjina e virusit vdekjeprurës).

Pasi mësoi se ishte prekur nga ky virus, Ung qëndroi për ditë të tëra në spital, me qëllim që të shërohet nga virusi. Mjekët kanë thënë se infeksioni paraqet efikasitet më të madh tek personat e rritur, por mund të jetë edhe më i rrezikshëm tek personat që vuajnë nga diabeti, astma e sëmundje të tjera të ngjashme.

Të ndikuar nga këto deklarata, familjarët e të moshuarës ishin shqetësuar së tepërmi, pasi ajo vuante nga problemet me zemrën. Megjithatë ajo ka arritur ta mposhtë koronavirusin. Në një intervistë të dhënë për mediat tajlandeze Jaimui Si-Ung tha se fillimisht kishte pasur temperaturë dhe ndihej tepër e lodhur.

Kur mjekët e kontrolluan 73 vjeçaren kostatuan se e moshuara vuante nga koronavirusi qysh nga 3 janari, kur kishte shkuar në një spital në porovincën “Nakhon Pathom” në Tajlandë.

Gjendja e saj shëndetësore ishte përmirësuar pas tri ditëve të qëndrimit në spital, por ishte mbajtur më gjatë nga mjekët nga frika se mos ndoshta nuk ishe shëruar plotësisht. Përveç Jaimui Si-Ung, një rast i ngjashëm shërimi është regjistruar në malajzi, ku një fëmijë e moshës katër vjeçe nga Kina arrti të shpëtohet nga virusi. Shpëtimi i tyre po u jep shpresë shkencëtarëve që po bëjnë të pamundurën për të ndalur këtë epidemi vdekjeprurëse që ka infektuar mijëra njerëz në mbarë botën.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel