Erë lufte; Flota ruse prezanton fluturimin e parë të bombarduesit supersonik të modifikuar

07/02/2020 21:32

Forcat ajrore ruse kanë publikuar pamje të bombarduesit të përmirësuar supersonik që mban rekordin si avioni më i madh e më i rëndë, me shpejtësi Mach 2+, që është ndërtuar ndonjëherë.

Video e publikuar tregonte fluturimin testues të modelit Tupolev Tu-160M, me origjinë prej epokës sovjetike, i cili njihet në Rusi si “Mjellma e Bardhë” .

Tupolev Tu-160M njihet nga forcat e NATOs me emrin në kod “Blackjack” dhe mund të mbajë një peshë totale armatimesh prej 40,000 kilogram.
Media vendase raportonin se përmirësimet e bombarduesit janë kryer në impjantin e Kazan në jug-perëndim të Rusisë.

Top Channel