Georgina Rodriguez e fejuara e Cristiano Ronaldos ishte ylli i mbrëmjes së tretë të festavilait të Sanremos që po zhvillohet në teatrin Ariston.

Bashkë me moderatoren shqiptare Alketa Vejsiu, Georgina ishte një nga dy prezantueset e natës së 3-të, me Cristiano Ronaldo që qëndronte në një nga rreshtat e parë për të ndjekur partneren e tij teksa prezantonte. Më elegante se kurrë Georgina përtej ndonjë gafe të vogël bëri edhe pak humor me prezantuesin mashkull Amadeus, ndërkohë që shkëlqeu edhe me një tango të papritur me një nga balerinët. Ronaldo nga ana tjetër i dha një puthje partneres së tij dhe i dhuroi një buqetë me lule.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel