Turistja me bikini arrestohet në Maldive për ekspozim: Po më sulmoni seksualisht (video)

07/02/2020 15:33

Një turiste britanike e veshur me rroba banjo u arrestua në ishujt muslimanë Maldive për ekspozim të paligjshëm, ndësa gjatë arrestit u ankohej oficerëve se “po më sulmoni seksualisht”.

Pamjet e publikuara në rrjet tregonin tre burra që kishin kapur gruan duke tentuar t’i vinin prangat ndërsa ajo rezistonte duke tentuar t’u shpëtonte.

Në një pjesë tjetër të videos qesharake një nga burrat tentonte ta mbulonte me peshqir teksa ajo po largohej me forcë nga turma e njerëzve në ishullin Maafushi, të arkipelagut Kaafu.

E reja u arrestua për “ekspozim të pamoralshëm” por më vonë kreu i policisë islamike të vendit kërkoi ndjesë pas zemërimit të shprehur në mediat sociale.

Veshja në bikini lejohet vetëm në rezortet turistike ndërsa është e ndaluar jashtë tyre. Komisioneri i policisë Mohamed Hameed tha se në incident “oficerët tanë ndaluan një turiste femër dhe dukej se nuk e trajtuan si duhet situatën”.

“I kërkoj falje turistes dhe publikut për këtë, ne po punojmë pë prrofesionalizimin e mëtejshëm të forcës sonë të policisë dhe çështja po hetohet”, tha ai.
Gruaja fliste me një theks britanik dhe thoshte vazhdimisht ‘po më sulmoni seksualisht’ teksa përpiqej të çlirohej prej tyre. Policia dyshonte se ishte nën influlencën e alkoolit.

Top Channel