Habiten banorët, hapin rubinetet e ujit por nga ato del alkool

07/02/2020 22:22

Hapin rubinetin në shtëpi dhe në vend të ujit iu del pije alkoolike. Kjo ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Kealas të Indisë.

Banorët e një blloku pallatesh u habitën ku në rubinetet e tyre dilte ujë me ngjyrë ku më pas kuptuan se ishte alkool.  Ata njoftuan autoritete ndërsa pas kontrolleve u zbulua se stafi i një lokali aty pranë kishte hapur një gropë dhe kishte derdhur birra, rum dhe brendi.  Ato ishin përzierë me ujin e një pusi aty pranë që shërbente si furnizues për banesat.

Në total ishin hedhur 6000 litra pije alkoolike të cilat përfunduan në tubat që dërgonin ujë në shtëpitë e njerëzve. Një zyrtar i Policisë vendase tha për CNN se pijet ishin të skaduara dhe qëndronin të magazinuara që prej vitit 2014.

Autoritetet lokale janë detyruar të dërgojë ujë me bote për banorët, deri sa të pastrohet pusi që i furnizon me ujë të pastër.

Top Channel