Djali i vokalistit të njohur të supergrupit britanik Oasis, Liam Gallagher, Gene dhe nipi i Ringo Starr, bateristit të Beatles, Sonny u deklaruan sot të pafajshëm në gjykatë për një sherr të orëve të vona në fundjavë.

Dy 18-vjeçarët dhe miku i tyre Noah Ponte,19, akuzohen se kanë rrahur stafin e dyqaneve Tesco Express në veri të Londrës pasi nuk i lejuan të blenin birra.

The Guardian raporton se të tre u deklaruan të pafajshëm për përdorim sjellje kërcënuese dhe sjellje që i shkakton personik frikë për sigurinë e tij personale.

Ponte mohoi gjithashtu një tjetër akuzë për sulm të motivuar nga ana racore teksa kishte ofenduar stafin me origjinë indiane.

Gallagher, është djali i lokalistit të njohur të grupit Oasis frontman, dhe e këngëtares Nicole Appleton e ish-grupit britanik të vajzave All Saints. Në gjykatë ai shoqëriohej nga Liam Hoëlett anëtari i grupit legjendar britanik Prodigy.

Top Channel