Megjithë epideminë vrasëse të koronavirusit të panjohur në Kinën fqinje, Korea e Jugut ka mbajtur sot një martesë masive të 6000 çifteve, të gjithë duke mbajtur maska fytyre.

Ndërkohë festivalet, koncertet dhe ceremonitë e diplomimit janë anulluar prej rrezikut të koronavirusit.

Por klerikët vendas thanë se ceremonia mund të vazhdojë pasi ishte përvjetori i 100 i lindjes së liderit.

Të ftuarit nga Kina u lutën të mos merrnin pjesë.
Martesat masive në Korenë e Jugut kanë qenë një traditë e kishës vendase që prej viteve 1960.

Top Channel