1 javë nga Shën Valentini/ Turqia eksporton 60 milionë trëndafila

07/02/2020 16:54

Prodhuesit turq të luleve para 14 shkurtit, Ditës së Shën Valentinit, kanë eksportuar 60 milionë trëndafila në 50 vende të ndryshme, përfshirë Holandën, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Ukrainën, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Shoqatës së eksportuesve të bimëve ornamentale të Anadollit, İsmail Yılmaz, tha se transporti i trëndafilave filloi 20 ditë më parë.

Yılmaz tha se vitin e kaluar prodhimi i trëndafilit ishte më i ulët se ai i këtij viti për shkak të kushteve të motit të ftohtë, duke shtuar se këtë vit vendi eksportoi 6 milionë trëndafila më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Ai tha se krahasuar me vitin e kaluar eksportet e trëndafilave deri më tani regjistruan një rritje prej 6.5 milionë dollarëve. Yılmaz tha porositë e reja deri më 14 shkurt do të dërgohen përmes rrugëve ajrore.

Sipas tij, Turqia eksporton edhe lule të tjera, veçanërisht karafilin që përbën pothuajse 90 për qind të eksportit të përgjithshëm të luleve të vendit.

Top Channel