Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë si dhe krerët më të lartë policisë së shtetit po kryejnë një inspektim të misionit ndërkombëtar Frontex, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

“Mund t’ju them se rezultatet që janë arritur edhe falë misionit Frontex janë dyfishuar sa i përket numrit të emigrantëve të paligjshëm. Personat e ndaluar me këtë status kanë qenë 5000 në vitin 2018 dhe u bënë 10 000 në vitin 2019 ndërsa është katërfishuar numri i figurave të krimit të trafikëve dhe kontrabandimit të qenieve njerëzore. Ky është një moment kyc për Shqipërinë dhe aspiratën e saj të BE kështu ne jemi të kënaqur por më shumë punë duhet bërë për të modernizuar punën dhe procedurat ndaj BE do të financojë 6 milionë euro në këtë drejtim”, tha Soreca.

Z. Soreca foli për mbështetjen e BE për organet e reja të hetimit dhe theksoi se rezultatet dhe forma e implementimit të reformës do të luajë një rol kyç në atë sesi do të vlerësohet progresi i Shqipërisë

Pjesë e këtij misioni në Kakavije janë 18 ekspertë të policisë nga pesë vende të ndryshme të BE.Shumica e migrantëve të paligjshëm që janë ndaluar nga kjo strukturë janë persona që tentojnë kalimin për herë të tretë apo të katërt. 90% referohen pas në Greqi dhe shumë pak prej tyre kërkojnë azil në Shqipëri.

Top Channel