Sormani: Mala çështje e klubit, dua skuadër agresive

07/02/2020 19:51

Kriza e Partizanit nuk mund të kalojë vetëm me një fitore në Gjirokastër dhe trajneri Adolfo Sormani e di mjaft mirë diçka të tillë, për këtë arsye në prag të duelit me Flamurtarin në Selman Stërmasi trajneri u ndal tek loja e ekipit të tij duke theksuar se përmirësimi duhet të vijë pas çdo ndeshje.

Adofo Sormani – Trajner i Partizanit

‘’Unë jam i interesuar tek loja e skuadrës, jo vetëm tek rezultati.  Padyshim që pas çdo ndeshje ekipi duhet të përmirësohet.  Përsa i takon mbrojtjes më lejoni të shpjegoj se pësimi I golave nuk është vetëm përgjegjësi e atij reparti, ashtu siç kanë të gjithë merita kur shënojmë. Për të arritur tek titulli duhet ti marrim ndeshjet me radhë , uroj që ndaj Flamurtarit te jemi agresivë’’.

Në vijim Sormani u ndal tek formacioni madje dhe tek disa emra që nuk janë të gatshëm për shkaqe të ndryshme të japin kontributin e tyre tek të kuqtë.

Adofo Sormani – Trajner i Partizanit

‘’ Për Malën është vendim që i përket klubit, ndërsa për Romeron, situata është tërësisht e ndryshme. Ai nuk është pjesë e skuadrës, pasi forma e tij fizike nuk i përgjigjet as që unë kërkoj. Përsa i përket Kerçikut, ai mbërriti me disa probleme fizike dhe në këtë rast I duhet të ndjek një  program të veçantë për të kapur formën. Formacioni? Unë nuk ndryshoj mentalitetin tim, kushdo që luan duhet të jap maksimumin, nuk kam vetëm 11 futbollistë por shumë alternativa’’.

Top Channel