Alketa nuk ishte e vetmja! Edhe 2 shqiptarë të tjerë në Sanremo

07/02/2020 15:46

Alketa Vejsiu nuk ishte shqiptarja e vetme në Sanremo.

Nata e tretë e festivalit duket se iu besua stilistëve shqiptarëve sa i takon fustaneve të prezantueseve Georgina Rodriguez dhe Alketa Vejsiu.

Veshja e dytë dhe e tretë e Georgina-s u realizua prej dizajneres nga Kosova, Lia Stublla, saktësisht një fustan i bardhë pa mëngë, i çarë në njërën anë dhe një tjetër, tepër vezullues.

Ndërkohë Alketa Vejsiu u paraqit në skenë me një fustan të kuq, pjesë e koleksionit të fundit të Valdrin Sahitit.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel