Dy shqiptarë 31 dhe 35 vjeç u arrestuan nga karabinierët e Barit pasi zbuluan teksa po tentonin që të shisnin disa pistoleta. Ata janë zbuluar pas përgjimeve të policisë italiane ku në një stacion dy shqiptarët ishin ndaluar për të biseduar për pazarin e armëve.

Po aspo ata kanë shkëmbyer pakon ku në të ishin futur 5 pistoleta, ka ndërhyrë policia duke i arrestuar. Pistoletat e sekuestruara ishin të markës Glock, modeli 17, kalibri 9 x 17 dhe si dhe 85 fishekë.

Tashmë të arrestuarit do të përballen me akuzat e shitjes së municioneve luftarake.

Top Channel