KQZ në pritje të afatit ligjor për ankesat e rivalëve të garës politike, pritet të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Kosovë
Pas një deklarate të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, lidhur me taksën ndaj produkteve serbe,i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka bërë një postim në twitter.
Grenell ka bërë një koment në një postim të cilin kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës e kishte bërë më 21 janar.
Në postimin e tij, Veseli kishte shkruar se Kosova i është mirënjohëse presidentit amerikan, Donald Trump, për vëmendjen dhe kujdesin e vazhdueshëm që ai tregon ndaj Kosovës.
“Ne e dimë që jemi në rrugën e duhur në çdo proces kur kemi mbështetjen e SHBA-ve. Shumë faleminderit ambasadorit Rrichard Grenell dhe këshilltarit të sigurisë Robert O’Brien për rolin vendimtar”, kishte shkruar Veseli.

Top Channel