Dyshohen 5 raste si të prekur me koronavirus, për shkak të simptomave që kanë shfaqur dhe se vinin nga Kina.

Kjo i alarmoi mjekët tanë dhe për shkak se janë prekur vendet fqinje u mendua se virusi i ri hyri në territorin shqiptar.

Edhe pse ekspertët vlerësojnë se Shqipëria mbetet një vend me risk të ulët për t’u  prekur nga koronavrusi  në mbledhjen  e Task Forcës u raportua se janë marrë të gjitha masat për ta parandaluar. Tanimë janë mundësuar edhe kushte për ta përcaktuar diagnozën në laboratorin e virologjisë në ISHP.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se vijojnë të merren masa për të parandaluar përhapjen e virusit  dhe për këtë janë trajnuar 200 mjekë dhe personel shëndetësor për të menaxhuar ndonjë rast të mundshë. Në botë koronavirusi është përhapur në 28 vende.

Top Channel