Dy mësues humbën jetën në një aksident tragjik në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës. Ndërkohë që Top Channel mëson se në automjet ishin 4 veta, të gjithë mësues.

Në vendin e quajtur “Mogila” automjet tip Benz me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Mësohet se dy prej tyre kanë dalë nga automjeti para se ai të përmbysej. Ndërkohë që viktimat janë një burrë dhe një grua.

4 personat ishin kolegë nga një shkollë fshati pranë vendit ku u aksidentuan.

Në vendngjarje vetëm 3 kilometër larg Memaliaj ka shkuar një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel