Kompanitë shtetërore polake do të ndalojnë importin e qymyrit nga Rusia, tha sot minsitri i aseteve shtetërore Jacek Sasin në një intervistë në radio, duke shtuar se gjithashtu do të ndalohet importi i qymyrit nga Amerika e Jugut, Kolumbia, Mozambiku dhe SHBA.

Sipas mediave polake vendi importoi 20 milionë ton qymyr nga jashtë vendit në 2018 nga të cilat 13.5 milionë ishin nga Rusia.

Në shtator u raportua se kompaia ruse e karburanteve Kuzbass kishte nënshkruar një marrveshje me hekurudhat ruse për rritjen e dërgesave të qymyrit dhe përpunimin e tij në Kaliningrad, çka më pas do të dërgoheshin në Poloni, dhe zhvillimi i fundit pritet të nxisë kritika nga pala ruse.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë tashmë të tensionuara prej asaj që Moska percepton si përforcim të kufirit të saj me forca të NATOs.

Top Channel