Rroku bashkon njerëzit, koncerti që nisi në amfiteatrin e Tiranës në tetor 2019, është ka kaluar kufijtë dhe ka zbarkuar në Greqi. Kështu 3 musketierët, do të mbajnë dy koncerte në kryeqytetin grek, Athinë dhe një tjetër në Selanik. Vetë artistët shprehen entuziastë dhe thonë se interesi është i madh.

Muzika kapërcen dhe thyen çdo kufi, thotë Elton Deda ndërsa flet për koncertin që po organizohet në bashkëpunim me artistët grekë dhe nën kujdesin e ambasadës së republikës së Shqipërisë në Greqi.

Tre musketierët, Elton Deda, Redon Makashi dhe Aleksandër Gjoka, do të shoqërohen nga orkestra simfonike e radio televizionit grek, ERT dhe do të mbahet në gazi musik hall, të shtunën më 8 shkurt, në Athinë, dhe të enjten në principal Club në Selanik. Një pjesë e të ardhurave nga shitja e biletave, sic është bërë e ditur më herët, do të shkojnë për fondin e rindërtimit të shtëpive të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Top Channel