E martë, 14 Janar 2020
15:19
Ambasada e SHBA përshëndet marrëveshjen PS-PD-LSI

Për marrëveshjen e arritur mes pozitës dhe opozitës jashtëparlamentare ka reaguar ambasada amerikane.

15:12
Ekskluzive/ Lirohet Indrit Dokle, anëtari i bandës së Durrësit i dënuar me burgim të përjetshëm

Është liruar nga burgu Indrit Dokle, anëtar i bandës së Durrësit dhe i dënuar më parë me burgim të përjetshëm.

15:07
Shkozet – Pallati u shemb, por nuk regjistrohet. Banorëve s’u jepet bonos qiraje

Bonuset e qirasë për të dëmtuarit nga tërmeti kanë nisur të lëvrohen që në fund të dhjetorit, por banorët e një pallati të shembur në Shkozet të Durrësit nuk kanë mundur të përfitojnë prej tij ndaj kanë protestuar mesditën e së martës.

15:06
Jozefina Topalli ironizon “Këshillin Politik”: Rikthehen përsëri në krahët e njëri-tjetrit

Jozefina Topalli është tërhequr nga aktiviteti i përditshëm politik dhe mediatik, e megjithatë sa herë bën deklarata për zhvillimet e fundit politike, ato ndiqen me vëmendje.

15:03
Mjegulla pushton rrugët në Korçë. Policia: Ecni ngadalë

Mjegulla dhe smogu e bënë shumë të vështirë lëvizjen në rrugët e Korçës

14:53
Prapaskenat e marrëveshjes PS-PD, SHBA dhe Britania ndërmjetësuan për dialogun

Fillimisht një marrëveshje për t’u ulur në tryezë dhe më pas për të arritur një tjetër marrëveshje për reformën zgjedhore. Që mazhoranca dhe opozita të arrinin të uleshin përballë njëra-tjetrës është dashur një përpjekje e vazhdueshme nga ndërkombëtarët.

14:47
Italia në alarm! Emergjencë smogu në gjithë vendin

Italia është mbërthyer nga emergjenca e smogut. Ky i fundit ka kapërcyer tashmë rrafshinën padane, ku problemi është më kritik. Mungesa e erës dhe shirave ka bërë që situata të përkeqësohet në të gjitha lartësitë.

14:44
Patozi: Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës

Astrit Patozi i Bindjes Demokratike ka ironizuar takimin e përfaqësuesve të opozitës që u ulën sot në tryezën e negociatave për Reformën Zgjedhore.

14:42
Zjarret në Australi/ Ekspertët tregojnë çfarë na pret

Zjarret që po zhurisin Australinë janë një shenjë e qartë e asaj që e pret botën nëse temperaturat do të vazhdojnë të rriten në nivele të rrezikshme. Shkencëtarët paralajmërojnë se kjo do të ndodhë nëse arrihet mesatarja e 3 gradëve celcius mbi nivelet industriale.

14:32
“Zgjedhorja”/ Formohet “Këshilli Politik”, Gjiknuri: Të gatshëm për rekomandimet e opozitës

Është zbardhur kuadri i bashkëpunimit midis opozitës dhe mazhorancës për reformën zgjedhore. Palët kanë rënë dakord të formojnë “Këshillin Politik”, ku të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit e opozitës parlamentare.

14:29
Viktima në Kinë/ Vrima “gëlltit” autobusin

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 16 të tjerë janë plagosur pasi një vrimë gjigante u hap papritur dhe gëlltiti një autobus dhe një numër këmbësorësh, në kinën qendrore.

14:14
Rekordet për “Shiko kush LUAN” nuk kanë fund, mbi 1 milionë klikime në episodin e 1 Janarit

“Shiko kush LUAN” vazhdon të tejkalojë çdo parashikim.

14:07
Nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin e motrës/ Tenton për të dytën herë vetëvrasjen në burg Shpëtim Kovaçi

Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Sadushi (Kovaçit), ka tentuar sërish vetëvrasjen brenda ambjenteve të Burgut të Beratit, ku është duke vuajtur dënimin.

13:59
Raporti i fundit: Bota është zhytur në borxhe

Bota është zhytur në borxhe. Sipas CNN, borxhi i stërmadh i botës ka thyer rekordet për sa i takon borxhit më të madh për GDP që para se 2019 të përfundonte.

13:56
Kryetari i përkohshëm i GJKKO nën “ethet” e vetting-ut

Sandër Simoni, kryetari i përkohshëm i GJKKO, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po i nënshtrohet seancës së vettingut.

13:52
Tryeza për reformën zgjedhore, ambasadori Norman: Dialogu, zgjidhja për krizat politike

Ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman ka reaguar pas uljes në tryezë të partive politike sot për reformën zgjedhore.

13:51
Rrëzimi i avionit në Iran, arrestohen disa persona

Disa persona janë arrestuar në Iran në lidhje me rrëzimin aksidental të avionit ukrainas të pasagjerëve. Një zëdhënës i qeverisë iraniane tha se hetimi mbi aksidentin vazhdon, por nuk dha më shumë detaje.

13:49
Ndotja e ajrit, vështirëson eliminatoret në “Australian Open”

Turneu i parë Masters “Australian Open” nuk ka nisur mirë, pasi që ka hasur në vështirësi të mjedisit klimatik. Ajri i rëndë nga tymi i zjarrit që ka djegur ditët e fundit Australinë e ka bërë të vështirë zhvillimin normal të ndeshjeve.

13:46
Tymi nga zjarret e Australisë rrethojë gjithë botën, po vjen edhe në Europë

Rretë e tymit nga zjarret në Australi pritet të bëjë të paktën një “qark të plotë” në të gjithë globin paralajmëron NASA.

13:38
Prishtinë/ Ndërtimet pa leje nuk do të tolerohen!

Ndërtimet pa leje nuk do të tolerohen në Prishtinë. Inspektoriati i Komunës së Prishtinës, nisi të martën prishjen e një kati pa leje në një ndërtesë afër qendrës kryesore të mjekësisë familjare, dhe thotë se i njëjti fat do të presë edhe ndërtesat e tjera të ndërtuara pa lejen e autoriteteve.

13:37
Dubai bëhet me hotelin më të lartë në botë

Dubai që është një qyteti i njohur për ndërtesat e larta, pritet të jetë “shtëpia” e hotelit më të lartë në botë – Ciel Tower.

13:28
Walker kërkon formimin e Qeverisë, tregon se çka mendon për Albin Kurtin

Vizitën e tij në prag të 21 vjetorit të masakrës së Reçakut po e shfrytëzon edhe për takime nëpër parti politike.

13:27
Stresi financiar kërcënim serioz për shëndetin e njeriut

Të gjithë jemi të stresuar, pothuajse çdo ditë, dhe në shumicën e rasteve paraja është arsyeja.

13:25
Vjen në jetë Duam! Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani bëhen me djalë

Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë bërë me djalë, Duam.

13:22
Kërkoi vazhdimisht përjashtimin, tërhiqet PD, ulet në tryezë me Gjiknurin dhe Hajdarin

Pasi kërkoi për muaj me radhë përjashtimin e Damian Gjiknurit nga diskutimet për reformën zgjedhore, Partia Demokratike ka bërë një lëvizje të madhe mbrapa duke pranuar të ulet në tryezë me deputetin socialist.

13:08
“Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”, Shqipëria, një destinacion i qëndrueshëm

Në Tiranë po zhvillohet sot një konferencë ndërajonale për turizmin. Shqipëria, Greqia, Italia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi, janë bërë bashkë në këtë samit, i cili sipas qeverise synon t’u tregojë shteteve fqinje se Shqipëria është një leksion solidariteti.

13:03
Masat kundër aksidenteve, policia rrugore aksione për t’i parandaluar

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, nga data 6 deri në datën 12 janar, policia rrugore ka pezulluar 371 leje drejtimi e po ashtu janë arrestuar edhe 54 drejtues mjetesh. Por aksidentet nuk kanë munguar.

13:03
30-vjetori i revoltës, përkujtohet në Shkodër 14 janari antikomunist

Sot shënohet 30 vjetori i revoltës së parë antikomuniste në Shqipëri. Qindra të rinj shkodranë, mëngjesin e 14 janarit të vitit 1990 tentuan të rrëzonin bustin e Stalinit në Shkodër. Mbi 600 persona u arrestuan në këtë revolt ndaj sistemit që u konsiderua si “vrasja e frikës”.

12:57
Drin Koka përfundon garimin në Lojërat Olimpike Dimërore “Lozana 2020”

Skitari ynë, Drin Kokaj, përfundoi garimin në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”.

12:54
Vrapimi rinovon enët e gjakut

Përgatitja për dhe pjesëmarrja në një maratonë rinovon arteriet me katër vjet dhe kështu zgjat jetën, tregon një studim i ri.

12:53
Pallati i shembur, i banueshëm! Çudi në Shkozet, banorëve nuk u japin bonus qiraje

Në Shkozet, banorët e një pallati të shembur pasi u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, protestojnë sot për një arsye të pazakontë. Ata thonë se nuk u është dhënë bonus qiraje dhe çuditërisht pallati klasifikohet i banueshëm.

12:46
Mbyllet zyrtarisht fusha e plehrave të Durrësit në Porto Romano

Mbyllet fusha e plehrave në Durres. Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar në mbeldhjen e fundit mbylljen e këtij vend-depozitimi ndërkohë që i ka hapur dritën e gjelbër projektit Eco Park Durrës i cili do ta kthejë fushën e plehrave të kësaj bashkie në një park me gjelbërim, hapësira pushimi, dhe atraksione sportive, njësi shërbimi dhe parking.

12:45
Reforma Zgjedhore, Basha në emër të opozitës: Mandatojmë Bylykbashin dhe Vasilin për dakordësim me palën tjetër

Menjëherë pasi kanë përfunduar takimet me aletët në selinë blu, Lulzim Basha bëri me dije për mediat se opozita ka mandatuar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin si dakordësues me PS për miratimin e Reformës Zgjedhore.

12:37
Ekskluzive – Kupa Shqipëri-Kosovë/ Fituesi shpërblehet me 150 mijë euro; aktiviteti do kushtojë 1.5 mln euro

Kriza financiare që ka përfshirë futbollin shqiptar ka vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat e federatave të Shqipërisë dhe Kosovës për të krijuar edhe një bazë të shëndoshë ekonomike për zhvillimin e Kupës mbarëkobmëtare “Nënë Tereza” mes të tre kategorive të dy shteteve.

12:36
Arsyet e zakonshme të ënjtjes së gishtërinjve

Gishtat enjten për arsye të ndryshme, shumë prej të cilave janë të padëmshme.

12:32
Babai i të akuzuarit për vrasjen në Mallakastër: Sillni tim bir në Mallakastër ta pushkatojnë dhe hedhin në liqen siç hodhën Dritën

Babai i 26 vjecarit Ervis Zotaj, nje prej tre te akuzuarve te 52 vjeçares Drita Saliaj ne Gjerbës të Mallakastrës, kërkon dënim me vdekje për të birin

12:31
Tashmë e vërtetuar/ Mjekët: Një qen të zgjat jetën

Një qen zgjat jetën. Sa herë mund ta kemi dëgjuar këtë shprehje. Por këtë radhë janë mjekët ata që e vulosin atë.

12:25
Koleksionisti për trashëgiminë/ Dropull, 200 objekte të ruajtura në një shtëpi

Kosta Çavo jeton në fshatin Vriserá të Dropullit të Sipërm aty ku 80% e popullsisë gjendet në emigracion.

12:17
Gigi Hadid pjesë e jurisë në gjyqin kundër Harvey Weinstein

Modeli Gigi Hadid është ndër 120 juristët e mundshëm të thirrur në gjyq në procesin gjyqësor kundër producentit të Hollywoodit Harvey Weinstein, raporton CNN.

12:16
Akuzat e PD/ Olsian Çela kërkesë KQZ-së: Sillni formularin e kryebashkiakut të Mallakastrës

Kryeprokurori Oslian Çela ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që t’i vendosë në dispozicion formularin e vetëdeklarimit të kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

12:08
Çiftet e famshme që dëshmojnë se marrëdhëniet në distanca të gjata mund të funksionojnë

Teksa shumica e çifteve të Hollywood-it arrijnë të zgjasin vetëm për një periudhë të shkurtër, disa kanë mbijetuar me kohë.

12:07
Reforma zgjedhore/ Basha thërret krerët e partive aleate në takim, Kryemadhin e takon dy herë

Ditën e sotme kreu i PD, Lulzim Basha ka thirrur në një takim krerët e partive aleate.

12:06
Ja pse Ledri Vula fshiu çdo gjë në Instagram…

Prej ditësh Ledri Vula ka marrë një vendim, duke fshirë të gjitha postimet e tij në rrjetin social “Instagram”. Të shqetësuar, fansat kërkojnë rikthimin e postimeve të vjetra të artistit por ka dhe shumë fansa që kanë shkruar se diçka e madhe po vjen. Gjithçka që mund të gjejmë në postimet e Ledrit janë vetëm disa shprehje.

12:03
LDK konfirmon ofertën e re nga VV: Ka ndryshime të vogla

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se ka marrë një ofertë të re për koalicionin nga Lëvizja Vetëvendosje. Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka deklaruar se oferta e re e VV-së ka disa ndryshime të vogla, të cilat do të shqyrtohen në vijim.

11:56
Sormani nga Antalia: Do të luftojmë deri në fund për titullin!

Në një intervistë nga Antalia ku Partizani po kryen mini-fazën përgatitore të dimrit, Adolfo Sormani trajneri i ri i skuadrës së kuqe u premtoi tifozëve të Partizanit se ai dhe skuadra do të bëjnë maksimumin për të fituar titullin në këtë sezon.

11:54
Projektohet shkëmbimi Politano-Spinazzola, Mertens te Interi në verë!

Interi dhe Roma janë shumë afër një shkëmbimi të bujshëm. Matteo Politano pritet të transferohet te verdhekuqtë ndërkohë që në shkëmbim zikaltrit do të marrin Leonardo Spinazzolan.

11:49
Zbulimi i fundit/ Meteoriti, materiali më i vjetër që ekziston

Shkencëtarët që po analizonin një meteorit, kanë zbuluar materialin më të vjetër të njohur që ekziston në tokë. Ata gjetën thërrime rërë brenda një shkëmbi hapësinor që ra në tokë në vitet 1960 dhe që janë 7.5 miliardë vjeçare.

11:39
Rreziku nga vullkani “bebe”/ “Taal”, krateri që po tmerron filipinasit

Vullkani Taal është një nga më aktivët në Filipine. Gjatë ditëve të kaluara ai ka filluar të nxjerrë llavë, duke shkaktuar edhe tërmete dhe duke krijuar re të mëdha hiri vullkanik që kanë mbuluar tashmë ishullin Luzon dhe më gjerë.

11:30
Deputetja më e bukur në Kosovë krijon partinë e re

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, njoftoi se ka themeluar partinë e re të cilën tashmë e ka edhe regjistruar e që quhet Unioni Social Demokratik (SDU).

11:29
Vritet 21 vjeçarja, “koka” e një karteli të fuqishëm droge

Udhëheqësja 21-vjeçare e një karteli famëkeq meksikan është vrarë në një sulm me policët dhe ushtrinë meksikane.

11:24
Alarmi nga OKB, popullsia e Shqipërisë do zbresë në 512 mijë banorë

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksionet e saj për popullsinë shqiptare ka rishikuar në ulje me 30-40% pritshmëritë se sa persona do të mbeten në një vend deri në vitin 2100. Zhvlerësimi i ndjeshëm ka ardhur brenda një viti (2019 kundrejt 2018) dhe është nxitur si nga rënia e normës së lindshmërive, ashtu dhe nga trendi i lartë i emigracionit.

11:20
Juglindja e vendit mbulohet nga mjegulla, policia apel drejtuesve të mjeteve

Mjegulla e dendur ka mbuluar rajonin e juglindjes së vendit.

11:19
Fëmija më e bukur në botë, modele që fiton miliona (Foto)

Anatasiya Knyazeva është lindur në Moskë në vitin 2011 dhe që në vitet e para të jetës së saj është cilësuar si fëmija më e bukur e botës.

11:14
Braçe nuk pranon vendimin e gjykatës për Bashën: “Provat ia bëjnë muuuuu”

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe kundërshton vendimin e Gjykatës së Tiranës për të pushuar çështjen ndaj kryeopozitarit Lulzim basha për lobimin në SHBA. Braçe akuzon Bashën se “kërkon të fsheh imunitetin unik për të mos u gjykuar kurrë”.

11:12
Çfarë fshehin? 10 vende të ndaluara që askush nuk i lejohet t’i vizitojë

Megjithëse dëshira është e madhe për shumë njerëz, këto 10 vende nuk janë fare mikpritëse.

10:58
Protestuesit iranianë, në ditën e tretë të demonstratave

Protestuesit iranian dolën në rrugë në ditën e tretë të demonstratave kundër qeverisë pasi ajo pranoi se rrëzoi gabimisht një avion ukrainas pasagjerësh, duke vrarë të 176 personat në bord.

10:57
Kriza në Iran – çfarë dimë dhe çfarë jo?

Udhëheqja iraniane ndodhet nën presion në rritje pas goditjes aksidentale të një avioni me pasagjerë. Që nga fundjava njerëzit protestojnë në rrugë. Ata i akuzojnë pushtetmbajtësit se kanë fshehur fakte. Çfarë dihet?

10:55
Merkelit i besohet, Trumpit, Jo

Një studim global ka treguar se niveli i besimit ndaj presidentit amerikan Donald Trump është shumë i ulët. Por besimit tek SHBA po rritet. Merkelit i besohet më së shumti.

10:52
Gjermani/Makina elektrike do të lënë pa punën rreth 410 mijë qytetarëve deri në vitin 2030

Rreth 410 mijë persona pritet të humbasin vendin e punës në Gjermani deri në vitin 2030, kur vendi do të kalojë plotësisht në transportin elektrik duke lënë motorët me djegie.

10:48
SHBA dëbon 21 kadetë ushtarake nga Arabia Saudite, “komente anti amerikane, kontakte me pornografi të fëmijëve”

Nga 21 pilotët praktikantë, tha Barr, 17 kishin “përmbajtje xhihadiste apo anti-amerikane” në mediat sociale, ndërsa 15 prej tyre “kishin pasur një lloj kontakti me pornografinë e fëmijëve”

10:46
Shqipëria do zbresë në 512 mijë banorë. Meta: Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit!

Sipas parashikimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Shqipëria në vitin 2100 nuk do të ketë më shumë se 512 mijë banorë. OKB është detyruar të rishikojë shifrat për Shqipërinë brenda një viti, për shkak të lindshmërisë së ulët dhe emigrimit masiv.

10:43
Rrëfimi i yllit të futbollit Hakan Sukur pasi u shpall tradhtar në Turqi: Erdogan më mori gjithçka që kisha, punoj si taksist dhe shes libra në SHBA

Ish sulmuesi i shumë klubeve të njohura si Galtasaray, Inter, Parma, Torino e Blackburn, Hakan Sukur, është kthyer edhe një herë për të folur për jetën e tij në SHBA, pasi shteti nga vjen Turqia, e ka shpallur tradhtar.

10:40
Zaniolo operohet me sukses, synon Euro 2020!

Operacioni i Nicolo Zaniolos ka dalë me sukses. Mesazhe të shumta inkuarajuese nga e gjithë bota e futbollit kanë shkuar për talentin e Romës i cili në sfidën ndaj Juventusit të dielën në mbrëmje, dëmtoi ligamentin e kryqëzuar të përparmë të gjurit të djathtë.

10:39
Mesjavë kupash në Supersport, në fushë Lazio, Interi dhe Tottenham!

Këtë mesjavë do të luhen ndeshjet e fazës së 1/8 të Kupës së Italisë, aktiviteti i dytë më i rëndësishëm në Apenine, tur ku fillojnë aventurën e tyre edhe skuadrat kryesore të këtij vendi. Ky kompeticion vijon me të njëjtin format dhe në këtë raund hyjnë pra edhe shtatë ekipet që përfaqësuan Italinë në Kupat e Evropës: Juventusi, Napoli, Atalanta, Interi, Milani, Roma dhe Lazio.

10:38
Irani kërcënon me dëbim ambasadorin britanik

Irani kërcënoi me dëbim ambasadorin britanik në Teheran, në rast të një ndonjë gabimi tjetër nga ana e Londrës.

10:37
basketboll/Derbi shqiptar në Ligën Ballkanike

Sot do të zhvillohet derbi shqiptar në Ligën Ballkanike ndërmjet Vllanizë së Shkodrës dhe Pejës.

10:36
Maqedonia e Veriut, tatime më të larta për makinat nën 30 mijë euro

Dogana e Maqedonisë së Veriut mohon që me taksën e re për automjetet, makinat luksoze do të jenë më të lira, ndërsa më të lirat do të shtrenjtohen.

10:34
Thahen kanalet e qytetit romantik të Venecias (FOTO)

Pasojat e luhatjes së motit po ndjehen shumë në atë që njihet si qyteti më romantik, ai i Venecias.

10:30
Si është e mundur? Mënyrat më të çuditshme të parkimit

Nëse është ora 9:00 pasdite dhe jeni duke shkuar në rrugën tuaj për të gjetur makinën tuaj në parking, ju e dini pothuajse se gjithçka mund të ndodhë.

10:30
Porti i Durrësit në funksion të Kosovës, përpunimi i mallrave rritet me 110,6%

Hapja e pikës doganore të Kosovës në portin e Durrësit ka dhënë rezultate të menjëhershme positive. Sipas shifrave të bëra publike nga Autoriteti Portual, vetëm për vitin 2019-të vihet re një rritje prej 110,6% të përpunimit e mallrave tranzit me destinacion Kosovën.

10:29
Gjen granatë në oborr të shtëpisë

Policia raporton se një person nga fshati Katund i Ri të Pejës ka gjetur një granatë dore në oborrin e shtëpisë së tij.

10:28
Kosovë/ Arrestohen dy ruse, hynë ilegalisht nga Mali i Zi

Policia e Kosovës njofton se dje në fshatin Sarpelj të Leposaviqit janë arrestuar dy shtetas rusë, një femër dhe një mashkull nën dyshimin se të njëjtit me veturën e tyre me targa të Malit të Zi e kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi- Kosovë.

10:27
Zhduken dy vajza, një në Viti dhe një në Mitrovicë

Policia raporton për zhdukjen e dy vajzave nga shtëpia e tyre.

10:11
Haftar largohet nga Moska pa nënshkruar marrëveshjen për armëpushim në Libi

Haftar është larguar nga kryeqyteti rus në orët e natës pa nënshkruar marrëveshjen e pranuar nga kreu i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA), Fayez al-Sarraj

10:03
Policia aksion në shtëpinë e të moshuarit në Selenicë, e arrestojnë pas kontrollit

Një 66 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi efektivët ushtruan kontroll në banesën e tij, në fshatin Romës të Selenicës.

09:51
Nisin arrestimet në Iran për rrëzimin e avionit ukrainas

Në Iran kanë nisur arrestimet për rrëzimin e avionit ukrainas që i mori jetën 176 personave. Gjyqësori në Teheran ka njoftuar për arrestimet, por më shumë detaje nuk bëhen me dije. Ndërkohë, mediat ndërkombëtare raportojnë për rreth 30 ushtarakë të arrestuar.

09:44
Daçiç: Raportet Serbi-Mal i Zi janë shumë të këqija

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha se marrëdhëniet midis Beogradit dhe Podgoricës janë shumë të këqija për shkak të miratimit të ligjit malazez për lirinë e fesë duke shtuar se kushdo që e pranon këtë ligj në Serbi e “tradhton vendin e tij”.

09:34
Maqedoni, tatime më të larta për makinat nën 30 mijë euro

Dogana e Maqedonisë së Veriut mohon që me taksën e re për automjetet, makinat luksoze do të jenë më të lira, ndërsa më të lirat do të shtrenjtohen.

09:19
Si të largoni toksinën pas pushimeve

Javët e mëparshme ishin vërtet më shumë se festive. Ushqimi është i plotë dhe vetë-kontrolli i ushqimit nuk është shumë.

09:07
Shpërthim në Afganistan, dy fëmijë humbin jetën dhe disa të plagosur

Dy fëmijë u vranë dhe të paktën tetë persona të tjerë u plagosën, pas shpërthimit të dy bombave në qytetin verior të Afganistanit, Mazar-e-Sharif, njoftuan zyrtarët.

09:02
Pompeo: Liderët irakianë e duan prezencën e forcave amerikane

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se liderë të ndryshëm sektarë në Irak, mbështesin praninë e forcave amerikane në vend, përkundër kërkesave publike që ato të largohen.

08:44
Kundërshtoi punonjësit e sigurisë portuale, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia pasi kundërshtoi punonjësit e sigurisë portuale.

08:30
Këshilla si të mbrohemi nga gripi

Jemi në sezonin e gripit prandaj të gjithë duhet të bëjmë më shumë kujdes.

08:21
Kanalet e Venecias pothuajse thahen dy muaj pas vërshimeve

Baticat e ulëta pothuajse kanë tharë kanalet e Venecias, vetëm dy muaj pasi reshjet e mëdha patën vërshuar këtë qytet italian.

08:10
Turqia arreston 176 ushtarë nën dyshimin për lidhje me Gulenin

Prokurorët turq urdhëruan arrestimin e 176 ushtarëve, për lidhje të dyshuara me rrjetin, për të cilin Ankaraja thotë se qëndron pas përpjekjes për grusht-shtet, tre vjet e gjysmë më parë, njoftoi agjensia shtetërore e lajmeve Anadolu

08:02
Brad Pitt: Unë u shërova nga alkoolizmi për shkak të Bradley Cooper

Aktori i Hollywoodit, Brad Pitt, ka folur haptas për problemet e tij të varësisë një vit e gjysmë më parë. Alkoolizmi shkatërroi martesën e tij me Angelina Jolie dhe e largoi nga fëmijët, dhe Pitt është sot i matur falë miqve të tij të ngushtë.

07:52
Komuna paralajmëron rrënime në qendër të Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot Inspekcioni do ta rrënojë një mbi ndërtim pa leje.

07:37
Diell dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë shumë të pakta.

07:04
Si ndikon pirja e kafes te truri dhe humori

Kafeina është një stimulues i fortë për trurin. Ajo e bën njeriun më të ekzaltuar, ndikon tek humori dhe mënyra e përpunimit të informacionit nga ana e trurit. Në këtë artikull të do të mësoni më shumë se si ndikon kafja dhe përgjithësisht kafeina në disa aspekte të shëndetit mendor.

06:53
Uthulla e ngrohtë e mollës/ Përdorimet si antibiotik dhe përfitimet për shëndetin

Përdorimet e uthullës së mollës si antibiotik datojnë që në vitin 400 Para Erës sonë. Uthullës i janë thurur lavde nga shumë ekspertë, madje edhe nga vetë Hipokrati i njohur si Ati i Mjekësisë. Në ditët e sotme uthullën e gjejmë në variante të larmishme: të papasterizuar, të filtruar e të holluar.

06:32
Publikuan lajme të rreme, arrestohen dy gazetarë

Autoritetet malazeze arrestuan dy gazetarë të djelën; njëri u la i lirë dje, ndërsa tjetri është mbajtur në paraburgim. Arsyeja për ndalimin e tyre, ishte se kanë shkaktuar “panik“.

05:36
Gjermanët largohen nga vendi i tyre – por edhe kthehen

Për punë apo për qejf – gjithnjë e më shumë gjermanë po ikin nga vendi i tyre. Shumica janë fuqi e kualifikuar punëtore, ndaj ekspertët kanë ndezur dritat e alarmit. Por shumë edhe kthehen.

04:30
Carles Puigdemont arrin në Parlamentin Evropian

Lideri katalanas, Carles Puigdemont ka zhvilluar seancën e tij të parë si anëtar i Parlamentit Evropian, pavarësisht fletarrestit të lëshuar kundër tij në Spanjë.

03:32
Dita e tretë e protestave në Iran

Protestuesit iranian dolën në rrugë në ditën e tretë të demonstratave kundër qeverisë pasi ajo pranoi se rrëzoi gabimisht një avion ukrainas pasagjerësh, duke vrarë të 176 personat në bord.

02:09
Francë, qeveria e Macron tërhiqet nga reforma e pensioneve

Trysnia e protestuesve në Francë e ka lëkundur qëndrimin e qeverisë. Përmes një letre, kryeministri Edouard Philippe u shpreh i gatshëm të tërhiqet nga pjesa e reformës së pensioneve, e cila e rrit daljen e moshës në pension nga 62 në 64 vjec. Presidenti Emmanuel Macron e përshkroi këtë si një “kompromis konstruktiv”.

01:28
Mungesa e reshjeve, Prishtina rrezikon të mbetet pa ujë

Për shkak të mungesës së reshjeve, përveç komunës së Gjilanit, edhe qytetarët e Prishtinës dhe rrethinës, mund të përballen me një krizë të ujit të pijshëm, thonë zyrtarë të Ujësjellësit Rajonal “ Prishtina”.

00:47
Njohësit e Kushtetutës: Presidenti të pres, s’ka bazë kushtetuese për të vepruar ndryshe

Letër shkëmbimi mes presidentit, Hashim Thaçi dhe pretendentit për kryeministër, Albin Kurti po konsiderohen nga njohësit e Kushtetutës si manovrime politike të njëri-tjetrit. Ata thonë se presidenti nuk duhet të bëj presion me anë të letrave, pasi sipas tyre nuk ka asnjë bazë kushtetuese tjetër përveç të pres marrëveshjen potenciale, megjithatë, theksojnë se kjo nga kandidati për kryeministër nuk duhet të shkojë në pakufi.

00:06
Afrikani më i pasur: Do ta blej Arsenalin në vititn 2021

Njeriu më i pasur në Afrikë, Aliko Dangote, ka zbuluar planet e tij për të blerë Arsenalin në vitin 2021. Tifozi miliarder i “Topçinjve” është i vendosur për të hequr pronarin aktual Stan Kroenke.

E hënë, 13 Janar 2020
23:49
Mbretëresha Elizabeth II deklarohet rreth largimit të princit Harry dhe Meghan Markle

Samiti i sotëm i familjes mbretërore në Sandringham lidhur me vendimin e Princit Harry dhe Meghan Markle për të braktisur postet mbretërore, mori fund pas një diskutimi dy orë e gjysmë.

22:42
E kryer, Rey Manaj te Barcelona, prezantimi në mesjavë

Rey Manaj më në fund do të jetë futbollist i Barcelonës. Sigurisht, nuk bëhet fjalë për ekipin e parë, përkrah Lionel Messit, por te Barcelona B, në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll (Segunda Division B).