Covid-19 në Amerikën Latine/ Numri i të infektuarve tejkalon shifrën 100.000

20/04/2020 10:46

Numri i rasteve me koronavirus të ri, COVID-19 në Amerikën Latine me një popullsi prej mbi 600 milionë, ka tejkaluar shifrën 100.000.

Sipas uebfaqes “Worldometer”, deri më tani në Amerikën Latine kanë humbur jetën 4.939 persona nga virusi, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve është mbi 100.000.

Vdekja e parë nga COVID-19 në rajon ka ndodhur në Brazil, vendi i cili radhitet i pari me 2.462 vdekje dhe 38.654 raste. Shifrat e vdekjeve dhe rasteve me COVID-19 në vendet tjera të rajonit janë si më poshtë:

Ekuador 474 / 9.468, Kili 133 / 10.088, Peru 400 / 15.628, Kolumbi 179 / 3.792, Argjentina 132 / 2.839, Uruguaj 10 / 517, Bolivia 32 / 520, Venezuela 9 / 256, Paraguaj 8 / 206, Meksika 650 / 7.497, Panama 120 / 4.273, Republika Dominikane 226 / 4.680, Kuba 34 / 1.035, Kosta Rika 5 / 660, Honduras 46 / 472, Guatemala 7 / 257, El Salvador 7 / 201, Haiti 3 / 47 dhe Nikaragua 2 / 10.  Marrë nga AA.

Top Channel