CoVid-19/ 60 infermierë në ndihmë të Italisë, Yuri Kim falenderim të veçantë për Shqipërinë

20/04/2020 17:29

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka falenderuar Shqipërinë  për ndihmë që i ka dhënë Italisë me dy ekipet mjekësore.

Së fundmi në Itali kanë mbërritur 60 infermierë shqiptarë për të luftuar CoVid-19 në shtetin fqinj. Për këtë gjest Yuri Kim ka bërë një falenderim të veçantë për Shqipërinë.  Ndër të tjera Yuri Kim njofton se edhe NATO po dërgon ndihma në Itali.

“Ndërsa Aleatët e NATO-s bashkohen për të luftuar #COVID19, falënderime të veçanta për Shqipërinë për dërgimin e mjekëve në Itali (në 0:38). #WeAreNATO” shkruan ambasadorja e SHBA.

Top Channel