Rama: Më 27 prill hapet blloku i dytë i bizneseve, por jemi gati për t’u tërhequr mbrapsht nëse…

20/04/2020 13:17

Kryeministri Edi Rama në komunikimin në facebook ka bërë me dije se më 27 prill do të hapet blloku i dytë i bizneseve.

Por ai theksoi se do të qëndrojnë gati për t’u rikthyer në fazën fillestare nëse epidemia do të arrije në nivele të padëshirueshme.

“Të hënë më 27 prill hapet blloku tjetër i bizneseve, me protokolle të caktuara. Dua të analizojë dhe është shumë e rëndësishme është se protokollet duhen lexuar dhe zbatuar, pasi hapja vjen me risk. Ne kemi mjete penalizuese, duke përfshirë edhe masat e reja të Kodit Penal që hyn në fuqi këto ditë, por fillimisht duhet të mendojnë për veten jo ndëshkimet. Duke mbrojtur njëri-tjetrin atëherë mund të hapemi.

Hapja në të gjithë botën është një proces gradual dhe askush nuk e di si do të shkojnë gjërat. Të gjithë janë të përgatitur për t’u tërhequr nëse dinamika e epidemisë kap nivele negative”, tha Rama.

Top Channel