Kosovë, fidanet mbeten pa shitur/ Fermerët vazhdojnë punën, por u tremben humbjeve

20/04/2020 12:43

Ky është fshati Pestovë i Vushtrrisë, i njohur për punimin e tokës.

Bujku Daut Kosumi, tregon se përkundër pandemisë ka vazhduar kultivimin e luleve dhe perimeve që të mund ti furnizoj blerësit mjaftueshëm. Por sot, sera e tij është plotë fidane të pa shitura, pasi me mbylljen e tregjeve nuk ka ku t’i shes ato.

Ai shpreson se të paktën kur të nis pjekja e perimeve tregjet të hapen sërish. Vëllai i tij, Shabani frikësohet se perimet do ta kenë fatin e 25 tonë patateve të mbetura në depo.

Këtë shqetësim nuk e kanë vetëm bujqit e Pestovës, por të gjithë vendit, të cilët hapësirën e vetme për shitjen e produkteve të tyre i kishin tregjet ditore.

Top Channel