Vijon të rritet bilanci i viktimave si pasojë e virusit Covid-19, në Greqi.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 3 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 116 persona.

Ndërkohë kujtojmë se edhe ditën e djeshme në 24 orë u shënuar 3 viktima në Greqi.

Numri i të prekurve vijon të mbetet i lartë, ku numërohen 2,235 persona të infektuar.
1,853 prej të cilëve janë aktiv dhe nën kujdesin e mjekëve ndërkohë që 269 t tjerë kanë fituar betejën me koronavirusin.

Ndërkohë 67 persona ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Top Channel