Video/ Spektakël nga karantina! Stomatologia shqiptare kërcen me litar, vallen e Tropojës

20/04/2020 16:08

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte e ftuar me anë të një lidhje “Skype”, stomatologia Odeta Shkëmbi.

Odeta, prej vitesh jeton dhe punon në Singapor dhe tregon se hobi i saj janë ushtrimet fizike. Të bërit litarë ushtron më së shumti. Një ditë teksa ishte duke u ushtruar, vendosi që të bërit litar ta shoqëronte me muzikë dhe për këtë ka zgjedhur vallen e “Tropojës”. “Vallen e Tropojës e dëgjoj shumë shpesh, e kërceva me litarë sepse është shumë ritmike”, tha Odeta. Ndërkaq, Odeta shprehet se i mungon Shqipëria, miqtë, familja që ndodhet këtu. Por me aq mundësi sa ka mundohet që ta kujtojë Shqipërinë, në gatime, muzikë dhe veshje.

“Në fakt unë e kërceva me litar sepse unë merrem me litar, bëj stërvitje. Unë zgjodha vallen e Tropojës sepse ka ritëm. Për shkak të ritmit, unë vallen e Tropojës e dëgjoja shpesh madje çdo mëngjes. Unë jam nga Skrapari me origjinë. Mua më pëlqen shumë ritmi, madje edhe emrat që unë gjeja në internet ishte vallja e Rugovës. Më ndihmonte që të mbaja ritmin por doli shumë mirë dhe në valle. Unë jam shqiptare, unë shijoj ushqimin, veshjet, muzikën. Më mungon shumë Shqipëria, më mungojnë miqtë, familja e gjitha”, thotë Odeta.

Top Channel