Avioni ushtarak lëshon aksidentalisht raketën në pistë, vret 5 vetë në shtëpinë e komandantit

20/04/2020 17:50

Pesë njerëz mes të cilëve tre fëmijë u vranë kur një avion ushtarak qëlloi aksidentalisht një nga raketat, e cila goditi shtëpinë e komandanti të lartë në Çad.

Pamjet shokuese tregojnë avionin e prodhimit rus Sukhoi Su-25 – që lëshon raketën në pistën e bazës ajrore të Adji Kossei, pak para ngritjes në manovrat e të shtunës.

Predha goditi një depozitë karburanti para se të dilte jashtë pistës teksa më tej goditi shtëpinë e Gjeneral Mahamat Salah Brahim, komandant i gardës presidenciale.

Mediat vendase thanë se dy të rritur dhe tre fëmijë u vranë si pasojë e shpërthimit.
Vetë gjenerali nuk ishte mes të vrarëve.

Dëshmitarët thanë se depozita e karburantit ishte e zbrazur dhe nuk shpërtheu kur u godit. Predha e gjuajtësit shkoi më tej drejt fshatit ku jetojnë familjet e ushtarakëve pranë bazës ajrore.

Në bazën ajrore të Adji Kossei strehohen gjithashtu trupa ushtarake franceze të Operacionit Barkhane, misioni anti-xhihadist në rajonin afrikan Sahel.

Në pamje duket që predha thuajse godet dhe një helikopter francez C-130 Hercules para se të dilte jashtë kursi.
Ambasada franceze në Çad tha se personali francez kishte ndihmuar mjekët dhe zjarrfikësit në pastrimin e dëmeve.

FOTO GALERI
1/4
Avioni i prodhimit rus Sukhoi Su-25 –lëshon raketën në pistën e bazës ajrore të Adji Kossei, pak para ngritjes në manovrat e të shtunës.

Top Channel