Frikë nga varfëria, jo nga Covid-19/ 66-vjecari nga Bulqiza që nuk është izoluar asnjë ditë

20/04/2020 12:32

Hysen Balla nuk ka qëndruar asnjë ditë në karantinë.

Jeta për 66-vjeçarin nga Bulqiza vazhdon si normalisht, sepse për të jetuar atij i duhet të mbledhë krom në stoqet e mineraleve në qytet.

Hyseni e di që është e ndaluar të dalësh, por thotë se Kovidi nuk e tremb më shumë se të mbetet pa bukë. Këto të ardhura zor se mund të quhen të tilla. nuk dalin për bukë e jo më për ilaçe.

I kërrusur duke gërmuar për të mbledhur mineralet, Hyseni e pret kështu fundin e karantinës, pa frikë nga koronavirusi që gjunjëzoi globin.

Top Channel