Roland Xhaxho është mjeku i radhës që i bashkohet listës së personelit mjekësor të shëruar nga Covid-19.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja Ogerta Manastirliu, e cila u shpreh se Xhaxho së shpejti do të lërë spitalin infektiv. Së bashku me Roland Xhaxhon janë 40 mjekë, infermierë dhe punonjës të personelit shëndetësor në Shqipëri që janë shëruar tashmë nga COVID-19. Teksa në total janë 327 persona në vend që kanë fituar betejën.

Top Channel