Beteja kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara po shndërrohet në përplasje politike, thotë VOA, pasi udhëheqësit federalë dhe ata shtetërore po debatojnë si të gjenerojnë fonde shtesë dhe një numër më të madh testesh.

Debati politik zhvillohet në një kohë kur po shtohen thirrjet nga sektori privat për rihapjen e ekonomisë. Ndërkohë një betejë tjetër po zhvillohet në Kongres, me debatin se kush duhet të ndihmohet me fonde shtesë pasi paketa stimuluese për biznesin e vogël u shpenzua. Republikanët duan që fondet të përdoren vetëm për të mbështetur biznesin e vogël.

Demokratët, përfshirë Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, duan që fondet të ndihmojnë një spektër më të gjerë të amerikanëve në nevojë. Bizneset e vogla, të cilat nuk përfituan nga raundi i parë i paketës stimuluese presin në ankth, teksa ligjvënësit negociojnë me Departamentin e Thesarit për një plan të ri. Shumë demokratë, kritikë të hapave që ka ndërmarrë deri tani Shtëpia e Bardhë, thonë se nevojitet një praktikë më e centralizuar testimi në të gjithë vendin, para se të rikthehet aktiviteti normal.“Çelësi që hap portën e ekonomisë është testimi, testimi, testimi.

Deri tani nuk kemi vepruar si duhet. Presidenti nuk ka ndjekur metodën e duhur për testime, trajtim, identifikimin e personave të ekspozuar dhe karantinë,” tha Pelosi. Shtëpia e Bardhë është përqendruar kryesisht tek testimet në zona me përqendrim të lartë rastesh.

Top Channel