Hapen shkollat! Wuhan-i “hedh pas shpine” Covid-19

20/04/2020 12:03

Provinca e Hubeit në Kinë, që u bë epiqendra e shpërthimit të Covid-19 në Kinë, njoftoi të hënën se nxënësit e viteve të fundit, që përballen me provime, do të mund të rikthehen në shkollë nga 6 maji.

Shkollat janë mbyllur në Wuhan dhe provincën Hubei që nga janari, kur zona u vendos nën izolim në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Skuadrat e dezinfektimit janë vënë në punë tashmë për të dezinfektuar shkollat fillore dhe ato të mesme në Wuhan. Në zona të tjera të Kinës, shkollat janë hapur gradialisht këto javë të fundit.

Veç shkollave, në Kinë, 73 vende që konsiderohen si atraksione kryesore turistike, në Pekin, janë rihapur, bashkë me murin e madh kinez.

Pandemia e koronavirusit filloi pikërisht në Kinë, por vendi tani numëron, të paktën zyrtarisht, më pak raste në SHBA, Itali dhe Spanjë. Qeveria kineze ka përdorur mjete si gjurmimi i telefonëve për të kontrolluar epideminë. Ndërkohë që edhe vende të tjera po fillojnë tashmë të hedhin sytë nga zgjidhje të ngjashme teknologjike.

Top Channel