ITALI- Kanë arritur në Itali grupi i infermierëve shqiptarë që u nisën rreth orës 15:00 na aeroporti i Rinasit për të “luftuar” me Covid-19 në shtetin fqinj.

Ashtu siç paralajmëroi, ministri i Jashtëm, Luigi di Maio ka pritur ekipin mjekësor nga Shqipëria duke i falenderuar për aktin e tyre.

Ndër të tjera Di Maio ka falenderuar edhe kryeministrin Rama për këtë dhuratë të çmuar që i bëhet Italisë në këtë kohë të vështirë që po kalon.

“60 infermierët do të vendosen në rajonin Marke. Është ndihma me e madhe që ka marrë populli italian nga të huajt. Shqipëria dhe populli shqiptar kanë treguar solidaritet për Italinë. Falenderoj kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë shqiptare. Falenderoj edhe popullin shqiptar për solidaritetin” ka thënë Di Maio.

Top Channel