Rama: Rikthehen në punë mbi 27 mijë punonjës. Deri në javën e parë të majit të gjithë do kenë marrë bonusin

20/04/2020 13:39

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot bllokun e dytë të bizneseve, që do të rihapen, pas më shumë se një muaji të mbyllur, për shkak të koronavirusit, pas vërtetimit që duhet të marrin në portalin “e-Albania”.

“Lista me bllokun e dytë të bizneseve që rinisin punën do të publikohet sot në “e-Albana”. Me këtë listë rikthehen në punë mbi 27 mijë punonjës. Hyjnë shitje me pakicë e veshjeve, tregti me pakicë e veshjeve, tregtia me pakicë e tekstileve, e këpucëve, e mobilieve, artikujve shtëpiakë, tregtia me pakisë e luleve, bimëve, kafshëve të shtëpisë, e pajisjeve audio të regjistruara, e qylymave, dyshemeve, lojërave dhe lodrave”, tha Rama.

Ndërsa ka dhënë lajmin për 176 individë/ familjet që përfitojnë nga paketa e dytë ekonomike duke theksuar se nga nesër fillon lëvrimi i bonusit.

Rama tha se shpreson që deri në javën e parë të majit bonuset, që janë 400 mijë lekë për person të shkojnë të gjitha në llogaritë bankare përkatëse.

Top Channel