Vullkani Etna, më i madhi aktiv në Evropë, pati një shpërthim të Dielën duke shkaktuar rrjedhjen e lavës si dhe kolona të mëdha tymi që mund të shiheshin nga 30 kilometra larg, nga Catania.

Aktiviteti vullkanik filloi të Premten në orën 11.26.

Fillimisht nisi me një shpërthim të hirit i cili u ngrit në rreth pesë kilometra dhe gradualisht u rrit me intensitet nga ora 8,45 e së shtunës.

Sipas mediave lokale, ka pasur një rritje të shpejtë të aktivitetit sizmik nga ora 7.40 e mëngjesit duke arritur intensitetin e tij në orën 9:00.

 

Stacioni i monitorimit, Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë së Catania (INGV), gjithashtu regjistroi një rrjedhë lavash të Dielën në mëngjes në 10.06, siç shpjegohet në një deklaratë të lëshuar përmes mediave të tyre sociale.

Top Channel