Duke patrulluar për distancën sociale në plazh, policia kap të kërkuarin për vrasje

20/04/2020 17:00

Një i akuzuar për vrasje u vu dje prapa hekurave në SHBA, pasi i arrestua në plazh nga oficerët që mbikqyrnin zbatimin e rregullave të distancës sociale.

Mario Gatti, 30 vjeç u ndalua në plazhin e Jacksonville, Florida gjatë një kontrolli të oficerëve mbi zbatimin e distancës sociale të caktuara nga guvernatori Ron DeSantis. Gatti kërkohej për vrasjen e 33-vjeçarit Michael Coover Jr në janar në Pennsylvania.

Guvernatori DeSantis ka hapur në fundjavë plazhet e zonës me kusht aplikimin e distancës sociale, megjithë kritikat se ishte ende herët në shmangien e epidemisë.

Jacksonville ka lejuar daljet në plazh brenda orareve të daljes për shëtitje, cililzëm, peshkim, vrapim, banjo dhe xhiro për kafshët.

Në mesazhin e tij guvernatori tha: “Njerëz, kjo është nisja e rrugës drejt kthimit në jetën normale por ju lutem te ndiqni nga afër kufizimet. Ne do të kthehemi në jetën normale por duhet të bëjmë durim. Le ta bëjmë këtë në mënyrën më të mirë, më të sigurtë”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel