Pekini i kërkon SHBA të ndalojë fjalët e papërgjegjshme ndaj Kinës për luftën ndaj COVID-19

20/04/2020 15:26

Ministria e jashtme kineze nxiti sot Shtetet e Bashkuara të respektojnë faktet e shkencën, dhe të ndalojnë komentet e papërgjegjshme, duke theksuar se Kina është një viktimë e pandemisë së koronavirusit të ri dhe jo shkaktare e saj.

Zëdhënësi i minsitrisë së jashtme kineze Geng Shuang, bëri komentet në një konferencë për shtyp pak pasi presidenti amerikan Donald Trump tha nga Shtëpia e Bardhë, se Kina duhet të përballet me përgjegjësinë për pandeminë e koronavirusit.

Geng shtoi se Kina ka arritur të ndalë përhapjen e koronavirusit në mënyrë të hapur e transparente dhe se vendi ka dhënë kontribute të gjera për luftën ndaj pandemisë kudo në botë.

Ai tha se vetëm bashkëpunimi ndërkombëtar mund të shpëtojë më shumë jetë dhe jo hedhja e fajit apo njollosja e të tjerëve.
“Nuk mbaj mend të jenë ndjekur më parë praktika të tilla ndërkombëtare, dhe nuk mbaj mend nëse zyrtarët e SHBA kanë pranuar më parë përgjegjësinë për pasojat e krizave gobale të shkatuara nga SHBA. Në vitin 2009 shpërtheu epidemia e H1N1 në SHBA dhe u shpërnda në 214 vende e rajone, duke vrarë rreth 200,000 njerëz. Në vitet 1980-të epidemia e HIV u diagnostikua fillimisht në SHBA e më pas u shpoërnda nëvende të tjera. Në vitin 2008 kriza ekonomike e nisur nga SHBA shkaktoi rënien globale të ekonomisë. A i ka kërkuar njeri përgjegjësi Shteteve të Bashkaura për këto?” tha ai.

Top Channel