Shqipëria e parë nga ajri në kohë pandemie! Alket Islami i rrëfen të gjitha

20/04/2020 16:36

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar fotografi Alket Islami.

fotografi rrëfen të gjithë përjetimin e tij

Islami, u shpreh se kjo situatë e krijuar nga virusi korona është e rrallë për të. Është e pazakontë thotë ai, që të shikosh rrugët që lidhin qytetet me njëra-tjetrën, por edhe vetë qytetet e boshatisura. Gjithashtu ai shtoi se falenderon shqipëtarët për solidarizimin në këtë luftë. Sakaq, Alket Islami paralajmëroi se pas përfundimit të pandemisë mund të bëj një libër me foto të realizuara gjatë kësaj periudhe.

“E nisëm me fotografinë e para të anti covid-it, por po shoh një solidarizim të madh të qytetarëve tonë, dallon gjeometrinë e rrugëve. Erdha nga Vlora dhe Fieri, dhe nuk e imagjinon dot çfarë tabloje. Është solidaritet dhe respekt i faktit që ne nuk jemi në rrugë. Kur shikon që të gjithë respektojnë ligjin është rigoroze. Ja vlen të bësh një libër me fotot e këtij solidariteti të madh. Për mua është lufta e tretë botërore, por është një moment historik që nuk vjen dy herë.

Unë qarkulloj vetëm me makinë dhe lodhem sepse nuk kam ndihmë, në rast kur fluturoj vetëm. Por kur fluturojmë në mënyrë solidare dhe valvisim flamurin shqiptarë, fluturojmë në grup. Shohim një pastërti të rruzullit tokësor. Tirana dhe gjithë Shqipëria kuptohet e gjitha nga fotot që kemi bërë. Është një periudhë që edhe vjet, në prill s’a pasur shumë lëvizje në bregdete. Maji në Shqipëri nuk është se është sezon plazhi. Akoma nuk kanë filluar ndërtimet e strukturave të plazhit. Por në pjesën e dytë të majit do të kemi dhe këtë gjë”, tha fotografi.

Top Channel