Marrëveshja është pranë, Sancho te M.United për shifrën e çmendur!

20/04/2020 17:08

Jadon Sancho me shumë gjasa do të largohet nga Borussia e Dortmundit në merkaton e kësaj vere madje mediat angleze dhe më konkretisht “The Sun” e bën fakt të kryer transferimin e talentit anglez te Manchester United.

Lojtari i dalë nga academia e Machester City-t ka pranuar ofertën e Djajëve të Kuq, ndërkohë që në arkat e klubit verdhezi pavarsisht krizës financiare prej pandemisë Covid-19, do të shkojnë plot 110 milionë euro.

Sipas “The Sun” Sancho do të firmosë për 5 vite me Manchester United dhe do të përfitojë 7 milionë euro në sezon.

Top Channel