Pse u falën shkelësit dhe gjobat? Rama sqaron publikisht: Iu dhamë një mundësi të dytë

20/04/2020 14:00

Kreu i qeverisë Edi Rama sqaroi publikisht arsyet pse u falën shkelësit e rregullave të qarkullimit dhe gjobat përkatëse gjatë periudhës së pandemisë Covid 19.

“Gjobat dhe ndëshkimet nuk janë qëllim në vetëvete, nuk janë mënyrë për të mbushur arkën e shtetit. Nga gjobat në këtë situatë shteti s’ka përfitim finaciar, por duke pasur parsysh që kaluam edhe ndryshimet në Kodin Penal që e pamë të arsyeshme që atyre që nxituan dhe u gabuan t’i japim një shans të dytë në kushtet kur startojmë me Kodin e ri Penal”,- tha Rama.

Rama tha se: “Zbatimi i normave dhe rregullave nuk bëhen se dikush do të kapë, por bëhen se dikush do të të kapë. Pse kollaj e kam unë të them të dalin nënat dhe të mos dalin baballarët, edhe unë mbyllem në shtëpi, rri në shtëpi po nuk jam frikacak. Nuk më vjen fare keq që dikujt tjetër që e shkeli rregullin iu fal për t’i dhënë një mundësi e dytë”.

Kryeministri tha gjithashtu se për udhëtimet nga rrethet drejt Tiranës, në rastet e një problem shëndetësor, pacienti duhet të ketë marrë leje te e-Albania, por nga ana tjetër duhet të ketë edhe rekomandimin e mjekut të familjes, apo specialistit që e ka rekomanduar në qytetin ku banon.

Top Channel