Zef Zorba me miqtë e tij, Pjerin Sheldia dhe Ndrek Luca

A s’ma ndërtoni një shtëpi aty,
aty, po aty, përtej, në mes të pyllit
ku pishat shul me ahat shpupurishen
aq dendur janë, e ku stuhi e murlan
– kur sulen me zhaurimë e me poterë –
ndijimet marramendthi i pështjellojnë,
e mbeten ashtu lmuç të laskaruara
si përmes gjethesh, shprishur, rreze e hënës.

Pas viteve ’90 e ashtuquajtura “letërsia e fundit të arkës” apo “letërsia e sirtarit”, na ka befasar më së shumti me pamjaftueshmërinë e saj. Ndër të gjithë autorët e “letërsisë së sirtarit” vecojmë poetin  Zef Zorba. Është cilësuar njësh me frymëzuesit e tij, Montale dhe Ungarettin, një frymëmarrje poetike, pa lind nevoja me u bë patetik apo i mërzitshëm. Kemi lënë pas ditët kur ai shënoi 100 vjetorin e tij të lindjes. Dhe disa aktivitete priten të mbahen me rastin e këtij përvjetori. Edhe një lajm tjetër; Zef Zorba pritet të vijë me një botim të ri, me freskinë e tij ndriçuese e me fjalën e tij të kursyer por që lejon që përmes penelatash të zbehta të shohësh përtej fjalës. Po çfarë përmban vepra e plotë e tij ? Lexuesi dhe kritika dinë shumë pak për Zorbën, poetët janë interesantë për t’u njohur jetën e tyre, karakterin, zakonet. Si përshkruhet portreti i tij për ata që duan të dinë më shumë për poetin e letërsisë së sirtarit? Gjithë aksiomi i tij poetik ka një vijueshmëri të brendshme. Vetë poeti e ka treguar se zgjodhi hermetizmin se ndoshta i shkonte dhe me kohën ku jetonte. Sa mendoni që ndikoi periudha e burgut, vetizolimi, në qasjen e tij ndaj artit? Cfarë ka familja dorëshkrime të tjera, jemi kurioz të njohim arkivin që ai la pas? Të gjitha këto do t’i zbuojmë së bashku me të bijën e poetit, Elena Zorba në Vitrinën e Librit.

Zef Zorba i takon një qarku të vogël shkrimtarësh në Shqipëri që, artistikisht dhe moralisht meritonin të rimerrnin fillin e këputur të vazhdimësisë së letërsisë shqipe duke e rimëkëmbur lidhjen me rangun e saj më të lartë që kishte fituar me autorë si Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi.

Top Channel