FOTOT/ Dua Lipa nuk zhgënjen as këtë herë! Merr gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella në Met Gala

07/05/2024 14:49

Këngëtarja Dua Lipa dha një moment të mrekullueshëm të modës në tapetin e kuq të Met Gala, ku tërhoqi padyshim vëmendjen.

E veshur me një dukje të personalizuar të Marc Jacobs, ylli me origjinë shqiptare u vesh me zeza, në një ndërthurje mes dantellës, korsesë dhe puplave.

Për sa u përket bizhuterive, Lipa e aksesoi atë me gurë nga Tiffany & Co, përfshirw një gjerdan të thjeshtë prej platini dhe ari të verdhë 18 karatësh, i kompletuar me një diamant mbi 8 karat dhe diamante prej mbi 22 karatësh gjithsej. Ajo mbante edhe unaza dhe vathë të ndryshëm në diamante.

Kjo mbrëmje shënoi vitin e tretë të pjesëmarrjes së Lipës në Met Gala. Vitin e kaluar, ajo veshi një fustan ballore tweed Chanel bardh e zi, të kompletuar me diamantin e ri Legendary të Tiffany & Co. (pjesa mahnitëse ishte mbi 100 karat). Në vitin 2019, për temën “Camp”, ajo zgjodhi gjithashtu një dizajn të bollshëm dhe shumëngjyrësh nga Versace – një fustan me print psikedelik, i përfunduar me një hark gjigant të belit.

 

 

FOTO GALERI
1/14

Top Channel