Fotot/ Grupi i dytë me 60 infermierë niset drejt Italisë! Manastirliu: Më e pakta që mund të bënim

20/04/2020 16:14

Një grup i dytë infermierësh e mjekësh  nga Shqipëria janë nisur sot drejt Italisë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Nisja e tyre është bërë në orën 15:00 dhe në këtë moment grupi i dytë prej 60 infermierëve janë përcjellë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ambasadori italian në vendin tonë Fabrizio Bucci.

“Krenare për grupin e dytë të profesionistëve të shëndetit që u nisen drejt Italisë mike!
60 infermierë do të ndihmojnë vendin fqinj në zonat më të goditura nga #COVID19
Rrugë të mbarë ??
#BASHKË ?? ??” shkruan Manastirliu.

Pak javë më parë, Shqipëria dërgoi në Itali 30 mjekë dhe infermierë, të cilët po shërbejnë në frontin e parë të luftës kundër COVID-19 në spitalet e Breshias.

Nga ana tjetër Ministri i Jashtëm, Luigi di Maio e cilëson një tjetër dhuratë ndihmën duke falenderuar Shqipërinë për solidaritetin në këto momente të vështira.

FOTO GALERI
1/22

Top Channel